Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Spektakël dhe katër gola në “Allianz Arena”, Leverkuseni i merr pikë Bayernit

Bayerni vuan shumë përballë Bayer Levekusenit në “Allianz Arena” në ndeshjen hapëse të javës së katërt të Bundesligës. Dy herë kaloi në epërsi skuadra bavareze, me Harry Kane dhe Gortezkan, por po kaq herë barazoi Leverkuseni me Grimaldon në pjesën e parë dhe Palacios në kohën shtesë.

Dy skuadrat kryesuese të Bundesligës ndajnë pikët dhe kreun, pasi kanë grumbulluar nga 10 pikë në katër ndeshje.

Bayer Leverkuseni mundi të rezistonte më pak se shtatë minuta në sfidën e javës së katërt të Bundesligës në transfertë me Bayernin e Mynihut.

Në zhvillimet e një goditjeje këndore, sulmuesi anglez, i gjendur i lirë në shtyllën e dytë, e dërgon lehtësisht topin në rrjetë.

E nisin keq sfidën “Aspirinat”, ku aktivizohet titullar Granit Xhaka, duke pësuar shumë shpejt përballë kampionëve në fuqi.

Në minutën e 24-t kthehet ekuilibri në rezultat falë ekzekutimit perfekt të goditjes së lirë nga Grimaldo, 1-1.

Sfida mbeti e hapur deri në minutat e fundit, me raste në të dyja portat, për të ardhur më pas te goli i Goretzkas, që i siguroi fitoren Bayernit, 2-1.

Në minutat shtesë vjen goli i barazimit i Palacios, i shënuar me penallti.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...