Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Spektakël, gola dhe kartonë: United triumfon me “poker” në transfertë

Manchester United fitoi 2-4 përballë Leeds United, duke forcuar pozitat në vendin e katërt në Premier League. Suksesi i dytë radhazi për “Djajtë e Kuq” në një përballje që dhuroi gola të bukur dhe 9 kartonë të verdhë, e rrallë në ishull.

Ekipi i Ralf Rangnick mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë falë golave me kokë të Harry Maguire dhe Bruno Fernandes, por vendasit e nisën mirë fraksionin e dytë të takimit.

Rodrigo rihapi takimin me një eurogol në minutën e 53-të, ndërsa një minutë më vonë braziliani Raphinha riktheu baraspeshën. Gjithsesi, United gjeti forca dhe realizoi dy gola të tjerë.

Fred kaloi në avantazh ekipin e tij me një finalizim fantastik, ndërsa dy minuta përpara fundit 19-vjeçari Anthony Elanga vulosi suksesin me poker të United, pasi një asisti të Bruno Fernandes, i cili kreu dy super driblime.

Kjo fitore e ka ngjitur United në kuotën e 46 pikëve, katër më shumë se West Ham dhe Arsenal, me këta të fundit që kanë luajtur tre ndeshje më pak. Humbja e dytë radhazi për Leeds United, që ndodhet 5 pikë mbi zonën e ftohtë.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...