Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Spektakël golash në Dortmund-Augsburg, Haller debuton mes ovacioneve

Borussia Dortmund e nisi vitin 2023 me një fitore spektakolare. Verdhezinjtë mposhtën 4-3 Augsburgun në “Signal Iduna Park”, dhe tani numërojnë 28 pikë, shtatë më pak se Bayerni kryesues.

Emocionet nisën në minutën e 29’ kur Jude Bellingham realizoi një gol shumë të bukur duke kaluar në avantazh vendasit. Ndeshja u ndez dhe fraksioni i parë u mbyll në barazim 2-2.

Arne Maier barazoi për Augsburgun (40’), Nico Schlotterbeck riktheu Dortmundin në avantazh pas dy minutash, por Ermedin Demirovic ndëshkoi vendasit në minutën e parë shtesë.

Në fraksionin e dytë erdhi edhe debutimi i Sebastian Haller, i cili fitoi betejën me sëmundjen e keqe dhe luajti minutat e para zyrtare me verdhezinjtë e Terzic, me tifozët që shpërthyen në ovacione në momentin që sulmuesi nga Bregu i Fildishtë zbriti në fushë.

 

18-vjeçari Jamie Bynoe-Gittens shënoi për vendasit në minutën e 75’, por festa zgjati vetëm dy minuta, pasi kroati David Colina dërgoi rezultatin në 3-3.

Në aksionin pasardhës, Giovanni Reyna ndezi tifozët e pranishëm në stadium me golin e tij, që rezultoi edhe vendimtar në suksesin e Borussia Dortmund.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...