Spektakël, emocione dhe gola në pjesën e parë të Fiorentina-Atalanta, ndeshje që po transmetohet live në SuperSport 3. Skuadra begamaske kaloi në avantazh në minutën e 20’.
Holandezi Teun Koopmeiners goditi menjëherë topin e marrë nga De Roon, dhe i dhuroi kryesimin Atalantës (Berat Gjimshiti në stol).
Lexoni edhe:
- Triumfi në derbi/ Vazhdon festa te Inter, Inzaghi u jep lojtarëve një ditë pushim
- FSHF organizon turneun ‘UEFA Development U-15’ për vajza, Shqipëria përballet me Ishujt Faroe, Maltën e Luksemburgun
- Ten Hag nuk e konsideron, Barcelona “hidhet” në sulm për lojtarin e United
- Cagliari-Udinese mbyllet pa fitues, skuadrat ende nuk kanë provuar “shijen” e fitores këtë sezon
Por, vendasit reaguan dhe ia dolën të përmbysnin rezultatin në minutat e mbetura. Jack Bonaventura barazoi shifrat në minutën e 35’, ndërkohë që avantazhi i skuadrës nga Firence erdhi në minutat shtesë.
Krosim i Duncan nga e majta dhe finalizim shumë i bukur me kokë i qendërmbrojtësit Lucas Martinez Quarta. Argjentinasi ndezi festën e tifozëve të pranishëm në “Artemio Franchi”, me Fiorentinën që është afër sigurimit të një fitoreje tepër të rëndësishme.
