Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Spektakël në Bergamo, klasi i Muriel i dhuron Atalantës fitoren ndaj Milanit

Fitore spektakolare e Atalantës përballë Milanit. 3-2 përfundoi takimi i Serie A i luajtur në “Gewiss Stadium”. Ademola Lookman kaloi dy herë në avantazh skuadrën e Gasperinit, por kuqezinjtë e Piolit reaguan me Oliver Giroud dhe Luka Jovic.

Charles De Ketelaere humbi dy mundësi të pastra përballë ish-skuadrës së tij, ndërkohë që Mike Maignan ndihmoi Milanin me pritjet e tij fantastike.

Lexoni edhe:

Deri në minutën e pestë shtesë, kur u thye nga klasi i Luis Muriel, i cili realizoi golin e parë sezonal në Serie A me një finte të jashtëzakonshme.

“Djalli” mbetet në vendin e tretë me 7 pikë më pak se Juventusi kryesues. Vendi i shtatë me 23 pikë për Atalantën e Berat Gjimshitit (titullar) që i afrohet zonës Champions.

Serie A
Java e 15-të

ATALANTA-MILAN 3-2 (Lookman 38′, 55′, Muriel 90+5′ / Giroud 45+3′, Jovic 80′)

Kronika e ndeshjes:

90+5′ Atalanta gjen golin e fitores me një kryevepër të Luis Muriel, i cili mposht plot klas Mike Maignan. 

 

90+3′ Milani mbetet me 10 lojtarë. Kapiteni Davide Calabria largohet me të kuq pas dy të verdhave.

 

80′ Luka Jovic dërgon topin në rrjetë pas asistit të Christian Pulisic, duke i dhuruar Milanit barazimin.

VIDEO

76′ Pritje e trefishtë e Mike Maignan. I mrekullueshëm portieri francez, kuqezinjtë mbeten në lojë.

VIDEO

59′ Tjetër mundësi e mirë për CHDK, por belgu nuk arrin të thyejë Mike Maignan.

VIDEO

55′ Ademola Lookman rikthen Atalantën në avantazh. Asist i Charles De Ketelaere, finalizim i saktë i sulmuesit nigerian. 

VIDEO

52′ Gianluca Scalvini shkarkon të djathtën, Mike Maigan devijon topin në këndore.

VIDEO
50′ Atalanta e nis në sulm pjesën e dytë. Provon Mario Pasalic, por ndërhyrja e Fikayo Tomorit shpëton kuqezinjtë.

 

45+3′ Barazohet rezultati në Bergamo mes kontestimeve të vendasve për një faull të paakorduar ndaj Lookman. Oliver Giroud realizon një gol të bukur me kokë.

VIDEO

38′ Atalanta në avantazh. Goditje e Ademola Lookman, devijimi i Tomorit nxjerr jashtë loje Mike Maignan, topi në rrjetë.

VIDEO
27′ Këndore për Milanin, gjuan Fikayo Tomori, por mbrojtja vendase eviton rrezikun.

VIDEO

 

9′ Çfarë mundësie për Charles De Ketelaere, por belgu bën më të vështirën përballë ish-ekipit të tij!

VIDEO

 

FORMACIONET ZYRTARE

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...