Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Spektakël në derbin e Manchester-it, City triumfon me përmbysje ndaj United

City-United dhurojnë spektakël dhe gola në derbin e Manchester-it, me sfidën e luajtur në “Etihad Stadium” që u mbyll me rezultatin 3-1.

“Citizens” diktuan ritmin e këtij takimi dhe në fund përmbysën “Djajtë e Kuq”, duke marrë piëkt e plota në takimin e javës së 27-të të Premier League.

Mjaftoi minuta e 8’ që pas asistit të Bruno Fernandes, Rashford të realizon një gol spektakolar dhe t’u jepte avantazhin miqve. Avantazh që zgjati deri në minutën e 56’, moment në të cilin Foden realizoi një perlë të vërtetë dhe barazoi për vendasit.

Ndërsa në minutën e 80’, i asistuar nga Alvarez, Foden përmbysi rezultatin me një tjetër super goditje. Sfida u vulos në minutën e 90+1’, me Haaland që shënoi golin e tretë për skuadrën e Pep Guardiolës si dhe i dhuroi qetësi për minutat e mbetura.

Lexo edhe:

3-1 dhe Manchester City renditet në vend të dytë me 62 pikë, një më pak se Liverpool-i kryesues, teksa Manchester United renditet në vend të gjashtë me 44 pikë.

Manchester City-Manchester United (3-1)

Java e 27-të, Premier League

90+1′-Goool! Rodri dhuron asist, Haaland gjen rrugën drejt rrjetës.

80′-Goool! Alvarez dhuron asist, Foden realizon një perlë të vërtetë dhe përmbys United. 

56′-Goool! Foden realizon një perlë të vërtetë dhe i dhuron barazimin skuadrës së City-t. 

45′- Super rast për City-n, Haaland shpërdoron një mundësi të pastër për të shënuar.

19’-Foden tenton të gjejë rrugën drejt rrjetës ndërsa vendoset përballë Onana-s, por ndalet nga portieri i United.

08′-Gooool! United hidhet në sulm, me Fernandes që ia dhuron topin Rashford, i cili realizon një goditje spektakolare. 

06′-Garnacho bën një kthesë të bukur të topit dhe provon të gjejë rrugën drejt rrjetës, por ndalet nga Ederson.

05′-City hidhet menjëherë në sulm, por Doku nuk ia del ta dërgojë topin në portë.

 

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...