Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Spektakël në “Etihad Stadium”, City merr 3 pikë të rëndësishme ndaj Brentford dhe kërcënon Liverpool-in për kreun

Manchester City merr një fitore shumë të rëndësishme ndaj Brentford, në ndeshjen e prapambetur nga java e 18-të e Premier League.

“Citizens” siguruan 3 pikët në fitoren 3-0 ndaj “The Bees”, në një sfidë që dhuroi spektakël në “Etihad Stadium”.

Vendasit diktuan ritmin gjatë gjithë takimit, me rastet që në pjesën e parë ishin të shumta, megjithatë fraksioni hapës u mbyll me porta të paprekura.

U desh minutë e 71’ me Haaland që pas asitit të Alvarez, kaloi lehtësisht mbrojtjen e miqve dhe gjeti rrugën drejt rrjetës me një super goditje.

Në minutën e 80’ Haaland gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, por goli i norvegjezit ishte i parregullt për shkak të pozicionit të parregullt të Kyle Walker.

Ndërkohë, vlen të theksohet se portieri i Brentford, Flekken zhvilloi një super ndeshje këtë të martë, duke pritur goditje të njëpasnjëshme të skuadrës së City-t.

Pas kësaj fitoreje, Manchester City renditet në vend të dytë me 56 pikë, një më pak se Liverpool që mban kreun e Premier League.

Teksa Brentford nga ana tjetër renditet momentalisht në vend të 14-të me 25 pikë të grumbulluara.

Manchester City-Brentford (1-0)

Premier League

80′-Haaland gjen sërish rrugën drejt rrjetës, por goli është i parregullt, pasi Kyle Walker shfaqet me i avancuar.

71’-Goool! Haaland kalon bukur mbrojtjen e Brentford dhe realizon me një goditje shumë të fuqishme, duke kaluar Manchester City-n në avantazh.

45’-Ruben Dias provon të shënojë me një super goditje, por Flekken është i pakalueshëm në këtë pjesë të parë.

43’-Onyeka provon të gjejë golin me një goditje të fortë me kokë, por Ederson bëhet “mace” dhe e ndal.

Lexo edhe: 

Formacionet zyrtare:

 

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...