Conference League

VIDEO/ Spektakël në Shkup, Ballkani fiton me përmbysje dhe prek kalimin në grupe

Ballkani hedh një hap të rëndësishëm drejt historisë, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 1-2 me përmbysje ndaj Shkupit në “Tose Proeski” dhe tani e sheh veten më pranë kalimit në grupet e Conference League, verdikt që do të jepet vetëm të enjten e ardhshme në Prishtinë.

Nën një atmosferë mjaft miqësore mes dy skuadrave shqiptare, ishin vendasit e Shkupit ata që e nisën vrullshëm dhe krijuan disa mundësi, teksa pas kaur goditjesh nga këndi në harkun e pak minutave, zhbllokuan sfidën me anë të Adetunjit në minutën e 17’.

Megjithatë mbrojtja nuk është një nga pikat më të forta të skuadrës nga Çairi dhe kjo u konfirmua edhe mbrëmjen e sotme, kur pas një kundërsulmi, Rrahmani u la i lirë në shtyllën e parë dhe ia doli të rikthejë baraspeshën.

Shkupi kërkoi golin e avantazhit, por hasi disa herë në formën e mrekullueshme të portierit Ljuljanovic, ndërsa nga ana tjetër Ballkani i Ilir Dajës ishte vendosur mirë dhe kujdesej të mos pësojë e të kapë kundërshtarin në kundërsulm.

Pikërisht në një zbritje tjetër në të 67-ën, Meriton Korenica lëshoi një goditje fantastike nga distanca dhe dërgoi topin në trekëndësh, duke i dhënë avantazhin Ballkanit dhe ndezur festën mes “xhebrailëve” të pranishëm në stadium.

Reaguan edhe njëherë vendasit, që goditën traversën me Da Sivlën, ndërsa më pas shënuan me Adetunjin, i cili ishte pak centimetra më i avancuar dhe goli u anulua. Në shtesë ishte sulmuesi Cephas që pati një rast të artë shënimi, por shpërdoroi, duke bërë që sfida të mbyllej me rezultatin 1-2.

Ballkani e sheh tashmë veten më pranë kalimit në fazën e grupeve, pasi do t’i duhet të menaxhojë në Prishtinë një avantazh minimal, që gjithsesi i jep shpresë Shkupit të provojë përmbysjen e madhe.

Shkupi-Ballkani 1-2  (Adetunji 19’/ Rrahmani 23′, Korenica 67′)

Kronika e ndeshjes:

93′ – Cephas ka mundësinë e barazimit, por gjuan keq me kokë dhe dërgon sferën jashtë portës…

81’ – Shkupi gjen golin e barazimit me Adetunjin, por arbitri ndal festën, pasi ka parë një pozicion jashtë loje të sulmuesit.

72′ – Tjetër zbritje me kundërsulm e Ballkanit, që i shkon pranë golit të tretë, por Naumovski është vendimtar me pritjen e tij.

69’ – Kundërpërgjigjet menjëherë Shkupi, që i shkon pranë golit, por fati ëshët me Ballkanin, pasi topi i gjuajtur nga Da Silva ndalet në traversë.

67’ – Goooool. Ballkani gjen golin e avantazhit me anë të Meriton Korenicës, që lëshon një goditje spektakolare nga distanca dhe dërgon topin në rrjetë. Asgjë për të bërë për portierin Naumovski, ndërsa Ballkani përmbys disavantazhin fillestar dhe merr epërsinë në Shkup.  

 60′ – Kundërpërgjigjet Shkupi, që ka një rast të artë shënimi me Cephas, por portieri Ljuljanovic bën mrekullinë, duke grushtuar topin…

58′ – Sulm i mirë i Ballkanit, por pret pa problem portieri Naumovski…

 – Mbyllet pjesa e parë në barazim 1-1

41′ – Da Silva provon nga distanca, por pret pa problem gardiani i Ballkanit, Ljuljanovic…

38’ – Mbrojtja e Shkupit kthen një top rrezikshëm mbrapa dhe Rrahmani provon të përfitojë, por Sheji i heq topin nga këmbët në mënyrë vendimtare. Pretendojnë penallti lojtarët e Ballkanit, por nuk mendon kështu arbitri kryesor, që urdhëron vijimin e ndeshjes.

27′ – Minuta të mira për Shkupin, që kërcënon me Trapanovskin, por arbitri ndal lojën për një prekje me dorë të topit nga ana e vendasve…

26′ – Pranë golit të dytë Shkupi, me Alvarez që lëshon një silurë ngadistanca, por ndërhyn portieri Ljuljanovic dhe grushton topin…

23’ – Gooool. Reagon shumë shpejt Ballkani ,që pas një sulmi nga krahu i djathtë, gjen golin e barazimit me anë ët Albion Rrahmanit,. Ndizet atmosfera në stadium me dy gola të shpejtë.

19’ – Gooooool. Shkupi zhbllokon sfidën me anë të Adetunjit. Goditja e katërt radhazi nga këndi për skuadrën nga Çairi, teksa Alvarez hedh një krosim perfekt në zonë, aty ku Adetunji e devijoi mjaftueshëm për ta dërguar në rrjetë. 1-0 për Shkupin.

 

17′ – Tjetër zbritje e Adetunjit, që kthen në qendër, por largon Thaçi në këndore. Minuta të mira për Shkupin.

 

15′ – Zbritje e shpejtë e Shkupit, që kërcënon me Adetunjin, por ndërhyn portieri i Ballkanit dhe e dërgon në këndore…

Starton sfida…

Formacionet zyrtare:

Tifogrupet e të dy skuadrave, “Shvercerat” e Shkupit dhe “Xhebrailat” e Ballkanit, kanë zënë vend në tribunat përkatëse në stadiumin “Tose Proeski”…

 


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency