Organika e PSG është e përbërë nga yje të kalibrit botëror dhe spektakli nuk mungon në asnjë seancë stërvitore. Edhe pse së fundmi, trajtimi që shokët e skuadrës i kanë bërë, nuk do t’i ketë pëlqyer aspak Achraf Hakimit.
Marokeni u gjend në mes Mbappe, Messi, Neymar dhe Ramos ndërsa nuk pati asnjë shans për të kapur topin që lëvizte shumë shpejt. Në fund, mbrojtësi u dorëzua dhe u shtri në tokë si një shenjë se nuk mund të bënte asgjë para klasit të lojtarëve të sipërpërmendur.
Atmosfera në kampin parizien duket pozitive me lojtarët që pas Botërorit i janë rikthyer objektivave të skuadrës dhe në këtë pikë, edhe Messi me Mbappe (pavarësisht grindjes në distancë në finalen Argjentinë-Francë), duhet të bashkëpunojnë për të arritur te trofeu i shumëdëshiruar, Champions League.
