Premier League

VIDEO/ Spektakël për një pikë, Tottenham ndal Liverpoolin në “Anfield”. Feston Man City

Tottenhami i Antonio Contes ndali Liverpoolin në një barazim 1-1 në mitikun “Anfield”, rezultat që favorizon Manchester City në garën për titullin. Pika e sotme ka ngjitur “The Reds” përkohësisht në vend të parë me 83 pikë, po sa sa City që nesër prej Newcastle në shtëpi.

Merr fund ecuria fantastike prej 12 fitoresh radhazi dhe pesë ndeshjesh pa pësuar në “Anfield” për Liverpoolin, stadium ku golin e fundit si kundërshtar e kishte shënuar Milot Rashica më 19 shkurt (Liverpool-Norwich 3-1). Barazim i mirë për ekipin e Contes, që mbetet në garë për një biletë në Champions.

Spurs e nisën ndeshjen më mirë dhe iu afruan golit me Rodrigo Bentancur dhe Harry Kane. Liverpool reagoi, Hugo Lloris nuk u befasua nga gjuajtja me kokë e Luis Diaz. I pafat edhe Vargil Van Dijk, me topin që përfundoi mbi traversë, ndërkohë që Pierre-Emile Hojbjerg u ndal nga shtylla në limitet e pjesë së parë.

Fraksioni i dytë i sfidës ishte më i bukur. Tottenham kaloi në avantazh në minutën e 56-të. Kapiteni Kane lëvizi bukur, pasoi për Ryan Sessegnon, ndërsa ky i fundit dhuroi një asist për Son Heung-Min, i cili dërgoi topin në rrjetë, duke vendosur heshtjen në “Anfield”.

Vendasit ndërruan marsh dhe barazuan çerek ore nga fundi, duke pasur edhe pak fat. Gjuajtja e Luis Diaz u devijua nga Bentancur përpara se të ndalej në rrjetë. Publiku nisi të besojë, Liverpool tentoi deri në fund, por goli i fitores nuk erdhi. Dy ekipet ndanë nga një pikë, teksa në fund festuan… Manchester City dhe Pep Guardiola.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency