Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Spektakël verdhekuq në Romë, tifozët i japin mirëseardhjen Dybalës

Paulo Dybala u prezantua para rreth 10 mijë tifozëve verdhekuq, të grumbulluar në zonën EUR të kryeqytetit italian.

Pas prezantimit të rezervuar për shtypin, Paulo Dybala përqafoi për herë të parë fansat e zjarrtë të Romës në një mbrëmje speciale të organizuar enkas për të.

Turma e tifozëve u derdh në Sheshin e Koloseumit për të pritur “gladiatorin” e ri. Dybala u ngjit në skenë rreth orës 21:00, dukshëm i emocionuar nga pritja që i bënë fansat e tij të rinj.

“Jam shumë krenar që po ju njoh dhe kam privilegjin të hyj në “Olimpico” me të gjithë. Do të jetë përgjegjësi, por do të jetë gjithashtu shumë bukur. Dua të kthehem shpejt në formë për këtë turmë të jashtëzakonshme që është këtu me ne. Derbi? E imagjinoj të bukur.”

Pasi përsëriti disa herë moton e famshme “daje Roma”, Dybala mori smartfonin e tij dhe filmoi spektaklin plot pasion.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...