Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Struga e pafat, Breidablik i “falet” një goli/ Kualifikimi në grupet e Conference League diskutohet në Islandë

Struga ngec në takimin e parë ndaj Breidablik, duke e shtyrë për javën e ardhshme diskutimin final të “biletës” për kalimin në fazën e grupeve të Conference League.

Ndeshja e parë e Strugës me ekipin nga Islanda që u luajt në “SRC Biljanini Izvori” u mbyll me rezultatin 0-1.

Lexo edhe: 

Skuadra e trajnerit Shpëtim Duro zhbllokoi sfidën në minutën e 28’ me Shabani-n, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për faull.

Ndërsa në minutën e 35’ Gunnlaugsson zhbllokoi sfidën dhe u dha avantazhin miqve, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1.

Në pjesën e dytë Struga diktoi gjatë gjithë kohës ritmin dhe ishte në disa raste pranë golit të barazimit, por fati nuk ishte në anën e saj.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-1, me Strugën që në Islandë duhet të fitojë me një diferencë prej dy golash, ose të me një gol dhe të fitojë me penallti, që të mundet të kalojë në raundin e grupeve të Conference League dhe të vijojë të shkruajë historinë në këtë sezon të veçantë.

Struga-Breidablik (0-1) 

Play-Off, Conference League 

53’-Ibraimi shumë pranë golit të barazimit, e gjuan topin me forcë, por ndalet nga Einarsson.

35′ – Çahet mesfusha e Strugës dhe Breidablik shënon golin e avantazhit. 0-1 për miqtë…

28′ – Kapiteni Shabani shënon një gol shumë të bukur për Strugën, por arbitri ndal festën dhe akordon faull në sulm, pas sinjalizimit të VAR-it…

16′ – Sërish Ibraimi rrezikshëm, por shtylla i mohon golin sulmuesit veteran të Strugës

15′ – Provon Ibraimi, por vetëm goditje nga këndi

11′ – Shpëton mirë Struga, pasi topi i gjuajtur nga futbollistët e Breidablit përplaset në shtyllë…

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...