Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Struga shpallet kampione dimri në Maqedoninë e Veriut, fitojnë edhe Shkupi e Shkëndija

Është zhvilluar sot java e 16-të në Maqedoninë e Veriut, kampionat që po dominohet nga skuadrat shqiptare. Struga kryesuese iu fal golit me kokë të Darko Ilieskit në pjesën e dytë për të thyer 1-0 Akademija Pandev.

Ky ishte suksesi i tretë radhazi për skuadrën shqiptare, që kryeson kampionatin me 36 pikë duke u shpallur kampione dimri. Struga numëron pesë më shumë se Shkupi, por kampionët në fuqi kanë luajtur një ndeshje më pak. Bardhekaltrit triumfuan 3-1 në kryeqytet përballë Bregalnicas.

Të parët kaluan miqtë në avantazh falë golit të kolumbianit Herrera, por Shkupi përmbysi gjithçka nëpërmjet realizimeve të Freddy Alvarez, Kristijan Trapanovskit dhe Pepi Gorgiev. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për “Shvercerat”.

Feston edhe Shkëndija, që ngjitet në kuotën e 28 pikëve. Kuqezinjtë nga Tetova dolën me tri pikë nga transferta me Makedonija GP. Dygolëshi i Ljupche Doriev dhe goli i kapitenit Ferhan Hasani rikthyen Shkëndijën te fitorja pas katër javëve pa pikë të plota.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...