Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Gjermanisë

VIDEO/ Stuttgart thyen Dortmundin edhe në Kupë, Guirassy-Silas sjellin çerekfinalet

Stuttgart fiton sërish ndaj Borussia Dortmund, si në kampionat. Suksesi 2-0 kundër verdhezinjve solli kualifikimin e surprizës së këtij edicioni, në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë.

 

Dortmundi iu afrua golit të minutën e 20’, por Marcel Sabitzer u ndal nga shtylla. Ndërkohë që vendasit kaluan në avantazh në minutën e 55’. Me anë të Serhou Guirassy, golashënuesit më të mirë të skuadrës.

 

Miqtë gjetën golin e barazimit pas pesë minutave, por VAR-i anuloi golin e 19-vjeçarit Jamie Bynoe-Gittens për pozicion të parregullt.

Lexo edhe:

Vendasit përfituan dhe mbyllën llogaritë e kualifikimit në minutën e 77’. Moment kur Silas realizoi të dytin për Stuttgartin, që deri tani po zhvillon një sezon spektakolar.

 

Çerekfinalja tjetër: Hertha Berlin-Hamburg, ka shkuar në shtesë, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...