Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Stuttgarti në super formë, fiton dhe shkon -1 nga Bayerni

Nga një gol për pjesë, fitore 2-0 dhe kualifikimi në Champions League është gjithnjë e më afër. Stuttgarti kaloi edhe pengesën Union Berlin.

Dhe tashmë numëron vetëm një pikë më pak se Bayern Munich i vendit të dytë. Me bavarezët që presin Mainzin të shtunën në mesditë.

Serhou Guirassy zhbllokoi takimin në minutën e 19’. Sulmuesi nga Guinea është ngjitur në kuotën e 21 realizimeve në Bundesliga.

Golin e qetësisë e realizoi Chris Fuhrich në minutën e 65’. Me 26-vjeçarin që realizoi një gol shumë të bukur.

Bundesliga
STUTTGART-UNION BERLIN 2-0 (Giurassy 19′, Fuhrich 65′)

65′ Stuttgarti gjen edhe golin e dytë. Ekzekutim fantastik i Chris Fuhrich, 2-0 për vendasit. 

 

19′ Vertikalizim i Atakan Karazor për Serhou Guirassy. Afrikani nuk gabon, duke zhbllokuar sfidën. Goli numër 21 në kampionat për sulmuesin e Stuttgartit. 

 

Stuttgarti kundër Union Berlinit në shtëpi, për të fituar dhe për të vijuar drejt kualifikimit në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Vendasit po zhvillojnë një kampionat fantastik, duke u renditur në vendin e tretë. Me katër pikë më pak se Bayern Munich.

Lexo edhe:

Stuttgart-Union Berlin do të transmetohet live në SuperSport 4.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....