Eurogoli i Federico Dimarcos i dhuroi Interit fitoren 0-1 kundër Empolit. Zikaltrit e Simone Inzaghit siguruan tri pikë të rëndësishme në Toskanë, duke vijuar të kryesojnë Serie A me pikë të plota.
Etrit Berisha, Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi (ndeshja e parë si titullar në Serie A) ishin pjesë e formacionit të Empolit, që vijon të mbetet në vendin e fundit. Me zero pikë dhe zero gola të shënuar.
Lojtarët shqiptarë bënë mirë, sidomos në pjesën e parë. Ndërkohë që Ardian Ismajli ndjeu shqetësime muskulore dhe u largua nga fusha në të dytën. Për të mos rrezikuar më shumë.
Fraksion ku Interi gjeti golin e fitores pas gjuajtjes fantastike të Dimarcos, dhe qëndron i vetëm në krye të kampionatit me 15 pikë të plota. Tri mbi Milanin dhe katër më shumë se Lecce.
Serie A
Java e pestë
EMPOLI-INTER 0-1 (Dimarco 51′)
Kronika e ndeshjes:
78′ I rrezikshëm Marcus Thuram, i cili tenton të përsëritë supergolin në derbi.
66′ Goditje dënimi për Empolin. Ekzekutim i bukur i Filippo Ranocchias, përgjigjet në të njëjtën mënyrë Yann Sommer.
56′ Interi pranë golit të dytë. Mbrojtja vendase devijon në këndore gjuajtjen e Marcus Thuram.
51′ Eurogol i Federico Dimarcos. Interi në avantazh.
49′ Provon Federico Dimarco, grushton Etrit Berisha në këndore.
47′ Niset Stiven Shpendi në krahun e majtë. Diagonalja përfundon jashtë.
40′ Shans i mirë për Interin. Etrit Berisha ndërhyn në mënyrë të shkëlqyer ndaj Davide Frattesit, duke mbajtur portën të paprekur.
38′ Kryesori nuk akordon faull për Stiven Shpendin. Nisen miqtë me Lautaro Martinez, ndërhyn saktë Ardian Ismajli.
35′ Kroson Hakan Calhanoglu nga e majta, devijon me kokë Davide Frattesi, Marcus Thuram e dërgon topin në rrjetë. Anulohet goli, sulmuesi francez në pozicion të parregullt.
29′ Stiven Shpendi rrëzohet pas kontaktit me Hakan Calhanoglu, arbitri vijon lojën. Protestojnë lojtarët e skuadrës toskane.
26′ Ndërhyrje e parregullt e Francesco Acerbit kundrejt Stiven Shpendit. Karton i verdhë për mbrojtësin e Interit.
13′ Provon edhe Hakan Calhanoglu, goditja potente e turkut përfundon jashtë.
12′ Federico Dimarco shkarkon të majtën, grushton Etrit Berisha.
10′ Gjuan Matteo Darmian me kokë, Ardian Ismajli i mohon golin. Mbrojtësi shqiptar largon topin në vijën fatale.
3′ Marcus Thuram pason për Davide Frattesin. Mbi tra gjuajtja e mesfushorit të Interit.
FORMACIONET ZYRTARE
Janë publikuar formacionet e Empoli-Inter, sfidë që do të transmetohet live në SuperSport 2 (12:30).
Simone Inzaghi ka bërë dy ndryshime krahasuar me titullarët e derbit kundër Milanit, takim që zikaltrit e fituan 5-1.
Benjamin Pavard dhe Davide Frattesi nga minuta e parë, dhe Denzel Dumfries e Nicolo Barrella në pankinë, aty ku qëndron edhe Kristjan Asllani.
Lexo edhe:
- Partizani-Tirana në “Air Albania”, derbi shtyhet me 23 ditë
- “E duam kapiten”, Lecce ëndërron, Ramadani “mbreti” i mesfushës
- “Dritë në fund të tunelit”, Pochettino jep lajmin e madh për Brojën
- “Gjest i madh, Onana tregoi personalitet”, Ten Hag e merr në mbrojtje
Në krahun tjetër ka tre shqiptarë në formacion. Etrit Berisha mes shtyllave, Ardian Ismajli që mbrojtje dhe Stiven Shpendi në sulm.
Në stolin e Empolit është rikthyer Aurelio Andreazzoli. Trajneri 69-vjeçar ka vendosur t’i dhurojë një fanellë titullari sulmuesit të talentuar shqiptar.
Kjo është ndeshja e parë nga minuta e parë për Shpendin në Serie A. 20-vjeçari i Shqipërisë U21, do të formojë repartin ofensiv me Nicolo Cambiaghin.
Skuadra toskane është në kërkim të pikëve të para, pasi në katër javët e sezonit të ri ka regjistruar vetëm humbje. E kundërta me Interin që numëron vetëm fitore.
