Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

VIDEO/ Sulejmani nuk mjafton, Shqipëria U17 merr një pikë në “Air Albania”

Kombëtarja e 17-vjeçarëve të Shqipërisë barazoi 1-1 në ndeshjen e dytë të Elite Round ndaj Zvicrës, duke marrë pikën e parë në grup. Një rezultat që komplikon llogaritë e kualifikimit. Skuadra e Ervin Bulkut do luajë shanset e fundit ndaj Letonisë, kundër të cilëve që do të ndeshet në datën 28 mars.

Në sfidën e luajtur në “Air Albania”, kuqezinjtë e vegjël e gjetën golin e avantazhit në minutën e 14-të falë Flavio Sulejmanit. Presingu i sulmuesit bëri efekt. 17-vjeçari i Perugias, besoi te një top i ardhur nga mbrojtja dhe fitoi duelet me mbrojtësin dhe portierin kundërshtar. Parabola e Sulejmanit përfundoi në rrjetë, duke kaluar skuadrën në avantazh.

 

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, me zviceranët që tentuan të barazonin në disa momente. Por u ndalën nga forma e mirë e portierit 16-vjeçar Amarildo Dervishi.

Lexo edhe: 

Në pjesën e dytë, pavarësisht se portieri i Skënderbeut e ndali goditjen e Ze, Romano (66′) me një goditje potente vendosi ekuilibrin. Skuadra e Bulkut provoi deri në fund të merrte maksimumin.

Në kohën shtesë iu ofrua një rast ideal, por nuk u shfrytëzua dhe ekipet ndanë pikët. Pas këtij barazimi, Zvicra shkon në vendin e dytë me 4 pikë, ndërsa Shqipëria pozicionohet e treta me vetëm një pikë.

Lajme të tjera

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...