Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

VIDEO/ Sulm në Arabinë Saudite, por Formula 1 nuk ndryshon programin. Hamilton kërkoi anulimin e garës

Pilotët e Formula 1 përjetuan një tronditje të madhe ditën e premte teksa po zhvillonin provat e lira në pistën e Jeddah në Arabinë Saudite, pasi depot e naftës pranë pistës u sulmuan me raketë nga Jemeni. Dy vendet janë prej kohësh në një konflikt, ndërsa nga goditja e depove të naftës shpërthimi ishte i madh dhe tymi i flakës mbuloi pistën.

Max Verstappen, i cili ende nuk e kishte kuptuar çfarë po ndodhte, pyeti mekanikët e tij nëse makina Red Bull kishte marrë flakë. Pas sulmit, menjëherë drejtuesit e Formula 1 u mblodhën së bashku me drejtuesit e skuderive dhe pilotët, ndërsa vendosën që gara e së dielës të zhvillohet normalisht pavarësisht sulmit, teksa kanë marrë garanci nga autoritet e Arabisë Saudite se siguria e tyre nuk do të cënohet.

Por, jo të gjitha kanë qenë dakord për të garuar të dielën dhe një prej tyre ishte Lewis Hamilton i cili kërkoi që Çmimi i Madh i Arabisë Saudite të anulohej për shkak të sigurisë së cënuar. Gjithsesi, britaniku ishte në minorancë dhe programi vazhdon sipas planit me provat zyrtare të shtunën dhe garën të dielën, ndërsa një arsye pse gara nuk u anulua është edhe fakti se shteti arab “hedh” plot 50 milionë paund që sporti i shpejtësisë të dhurojë spektakël në vendin e tyre.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...