Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Sulmi “flakë”, triumf tenistik i Anglisë! 27 minuta shtesë në “Khalifa Stadium”

Anglia bindi, fitoi dhe dëfreu tifozët në sfidën e parë të Kupës së Botës Katar 2022. Kombëtarja e drejtuar nga Gareth Southgate, mposhti 6-2 Iranin në takimin e parë të grupit B, aty ku bëjnë pjesë edhe SHBA dhe Uellsi. “Tre Luanët” e nisën takimin në sulm, Harry Maguire pretendoi për një penallti, më pas u ndal nga traversa, teksa 10 minutat e fundit të pjesës së parë ishin emocionuese dhe sollën shpërthimin e Anglisë.

Jude Bellingham, Bukayo Saka dhe Raheem Sterling realizuan golat e parë në një Botëror, duke dërguar “Tre Luanët” në pushim në avantazh të trefishtë. Talenti i Arsenalit gjeti golin e dytë personal në pjesën e dytë. Sulmuesi i Portos, Mehdi Taremi ishte autori i golave për Iranin (i dyti me penallti), teksa pati festë edhe për Marcus Rashford dhe Jack Grealish. Sulmuesi i United shënoi pak sekonda pasi ishte futur në fushë, teksa një minutë përpara fundit erdhi edhe goli i lojtarit të Man City.

Festë angleze në stadiumin “Khalifa International Stadium”, aty ku nuk munguan edhe protestat e tifozëve iranianë, të cilët shpalosën pankarta me shkrimin: “Gra, Jetë, Liri”, ndërkohë që lojtarët e Iranit nuk kënduan himnin kombëtar, si protestë ndaj regjimit në Republikën Islamike të Iranit. E veçanta e kësaj ndeshjeje ishte koha shtesë. Në total u akorduan 27 minuta shtesë: 14 në pjesën e parë dhe 13 të tjera pas përfundimit të fraksionit të dytë, një rekord absolut në një Botëror!

Kupa e Botës
Katar 2022
Grupi B

ANGLI-IRAN 6-2 (Bellingham 35′, Saka 43′, 62′, Sterling 45+1′, Rashford 71′, Grealish 89′ / Taremi 65′, 90+13′ (pen))

Kronika e ndeshjes:

 90+13′ Irani fiton një penallti falë VAR-it. Mehdi Taremi ekzekuton saktë, gjen golin e dytë personal dhe bën disi më pak të dhimbshme disfatën e thellë të ekipit të tij.

 

 90+8′ Irani pranë golit të dytë, por gjuajtja potente e Sardar Azmoun ndalet në traversë.

 

 89′ Feston edhe Jack Grealish, i cili vulos suksesin tenistik të Anglisë pas asistit të Callum Wilson. 

 

 71′ Marcus Rashford shënon pak sekonda pasi u fut në fushë. Sulmuesi i Manchester United merr një pasim nga Kane, shmang bukur një mbrojtës kundërshtar dhe dërgon topin në rrjetë.

 

 65′ Reagon Irani, i cili shkurton rezultatin me golin e Mehdi Taremit, sulmuesit të Portos, i cili shfrytëzoi në maksimum një asist të bukur të Ali Gholizadeh.

 

 62′ Vjen edhe goli i katërt. Bykayo Saka vallëzon në zonën iraniane dhe gjen cepin e portës falë një gjuajtjeje të saktë, duke realizuar golin e dytë në këtë sfidë.

 

 45+11′ Irani kërcënon portën e Pickford, por gjuajtja e Alireza Jahanbakhsh është e pasaktë.

 

 45+1′ Vjen edhe goli i tretë për Anglinë, Asist i Harry Kane, gol i bukur i Raheem Sterling, i pari për të një Botëror. 

 

 43′ Anglia realizon edhe golin e dytë. Maguire ul një top nga këndorja për Bukayo Saka. Talenti i Arsenalit tund rrjetëm falë një gjuajtjeje fantastike.

 

 35′ Anglia në avantazh. Krosim i Luke Shaw dhe finalizim i bukur me kokë i Jude Bellingham. Festë angleze në stadium.

 

 32′ Këndore për Anglinë. Kroson Trippier, gjuan me kokë mbrojtësi Maguire, traversa shpëton iranianët.

 

 30′ Aksion i bukur i skuadrës së Southgate, Saka pason për Mount, por kthesa e lojtarit të Chelsea përfundon jashtë.

 

 8′ Mundësi e mirë për Anglinë. Kapiteni Harry Kane kroson në zonë, Harry Maguire nuk e devijon në portën kundërshtare.

 

 3′ Anglia pretendon për penallti. Harry Maguire “përqafohet” në zonën iraniane, por arbitri kryesor, braziliani Raphael Claus, vazhdon lojën.

 

Gareth Southgate nuk “zhgënjen”. Trajneri i Anglisë ka përzgjedhur Harry Maguire në formacionin titullar ndaj Iranit. Edhe pse është shndërruar në lojtar stoli te Manchester United, Maguire mbetet i besuari i teknikut të “Tre Luanëve”, që edhe në konferencën për shtyp para sfidës deklaroi: “Harry është një lojtar teknikisht lart me topin”.

Lojtarët e tjerë të mbrojtjes në formacionin titullar janë Kieran Trippier, John Stones dhe Luke Shaw. Declan Rice, Jude Bellingham e Mason Mount formojnë treshen mesfushës, ndërsa në sulm rreshtohen Bukayo Saka, Raheem Sterling dhe Harry Kane.

FORMACIONET ZYRTARE

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...