Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Sulmi “nuk ndez”, Barcelona del e “gjymtuar” nga “San Mames”

Barazim pa gola në takimin Athletic Bilbao-Barcelona. Sfida e luajur në “San Mames” prodhoi dëmtime dhe fare pak raste për gol.

Të dyja skuadrat ndanë nga një pikë, që nuk u shërbeu asnjërës prej tyre sa u përket objektivave Champions dhe titull.

Dy mesfushorët e ekipit katalanas, Frenkie De Jong dhe Pedri u larguan nga fusha të dëmtuar në pjesën e parë.

Ndërkohë, skuadra e Xavit nuk përfitoi nga frenimi i Realit dhe mbetet 8 pikë larg kreut të renditjes.

La Liga
ATHLETIC BILBAO-BARCELONA 0-0

45′ Dëmtohet edhe Pedri, i cili zëvendësohet nga Yamal. Publiku vendas duartroket përsëri.

 

31′ Joao Cancelo pranë një eurogoli, por ndërhyrjet e portierit dhe mbrojtësit vendas evitojnë golin.

 

26′ Dëmtohet Frenkie De Jong, i cili largohet mes duartrokitjeve të “San Mames”. Xavi aktivizon Fermin Lopez.

 

Barcelona shpreson ende te fitimi i titullit. Reali u frenua në një barazim përballë Valencias. Dhe skuadra e Xavit kërkon të shkurtojë distancën me kreun.

Por përballë është Athletic Bilbao. Një nga skuadrat më në formë në Spanjë. Që po garon për një biletë në Champions League, ndërkohë që në mesjavë siguroi kualifikimin në finalen e Kupës së Mbretit.

Lexo edhe:

Transfertë e komplikuar në “San Mames” për katalanasit, që gjithsesi do të tentojnë maksimumin. Athletic Bilbao-Barcelona do të transmetohet live në SuperSport 3.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...