Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Sunday League Albania, Kastriotët kampionë për herë të parë

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një autogoli të shënuar në kohën shtesë, duke fituar për të parën herë trofeun më të rëndësishëm të futbollit amator në vend.

Pjesa e parë ishte e kujdesshme, me Prestige që rrezikoi i pari me anë të Hysenbelliut, ndërsa më pas Kastriotët u përgjigjën me anë të Hysenit. Me kalimin e minutave Prestige kishte më shumë iniciativë, por nuk pati rezultat, edhe për meritë të portierit Myrtaj.

 

Në pjesën e dytë Kastrioti nisin të ngacmonin më tepër kuadratin e Carës, por pa mundur që të shënonin. Pasi koha e rregullt u mbyll pa gola, në shtesën e parë Kastriotët u shpërblyen në të 66′, me Lleshin që goditi fort nga e djathta.

Topi shkoi tek Cara, i cili gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetën e portës së tij, duke shkaktuar autogol dhe duke i dhënë avantazhin Kastriotëve. Në shtesën e dytë kampionët pretenduan dhe për një 11-metërsh.

 

Jahmir Hyka u rrëzua në zonë, por kryesori Enea Jorgji vijoi lojën. Në fund, Kastriotët festuan triumfin në finalen e Sunday League Albania, në edicionin e katërt.

 

Sunday League Albania
Finalja

PRESTIGE-KASTRIOTËT 0-1 (Cara (aut) 66′)

Kronika e ndeshja:

80+1′ Prestige në kërkim të barazimit, sërish i pakalueshëm Myrtaj.

 

79′ Tenton Branica për Prestige, pret portieri Myrtaj.

 

75′ Kastriotët pretendojnë për penallti pas rrëzimit në zonë të Jahmir Hykës. Kryesoi Enea Jorgji vijon lojën.

 

70′ Prestige pranë barazimit. Krosim nga e majta, gjuan bukur me kokë Limani. Fantastik portieri Myrtaj.

 

66′ Gooool! Gjuan Lleshi, gafë fatale e portierit Cara! 0-1 për Kastriotët. 

 

64′ Goditje dënimi për Prestige. Gjuan Branica, topi devijohet në këndore.

 

59′ Prestige afër golit të avantazhit. Rapo lëviz bukur mes dy lojtarëve kundërshtarë dhe lëshon një “predhë”. Topi ngjitur me shtyllën.

 

47′ E djathtë potente e Hysenbelliut, pret në dy kohë portieri i Kastriotëve.

 

42′ Sërish Kastriotët në sulm. Kaca provon nga larg, pret pa probleme portieri i Prestige.

 

38′ Dalje e bukur e Kastriotëve. Jahmir Hyka kroson, gjuan me kokë Sebino Plaku. Topi mbi tra.

 

36′ Kastriotët në sulm, portieri i Prestige devijon gjuajtjen-kros nga krahu i djathtë.

 

30′ Prestige pranë golit. Gjuan Biba, grushton portieri Myrtaj. Tenton edhe Limani, topi jashtë.

26′ Aksion i bukur i Prestige. Branica tenton me kokë, pret pa vështirësi portieri i Kastriotëve.

 

14′ Hyseni provon nga rrethi i mesit të fushës për Kastriotët, por Cara arrin të grushtojë. Duke shmangur surprizën.

 

6′ Hysenbelliu jep shkëndijën e parë për Prestige. Goditje potente, por nuk ka gol.

 

FINALJA

Në “Shtëpinë e Futbollit” po zhvillohet dueli Prestige-Kastriotët, finalja e edicionit të katërt të Sunday League Albania. Kompeticioni i futbollit amator ‘’9×9’’, luan sot aktin e fundit, ndërkohë që ndeshja po transmetohet në SuperSport 2.

Atmosfera në “Shtëpinë e Futbollit” është shumë e mirë, ndërkohë që rreth 500 tifozëve kanë mbushur shkallët për të ndjekur duelin final.

Lexo edhe:

Prestige dhe Kastriotët kanë pasur një rrugëtim të shkëlqyer deri në fazën finale, dhe pritet që dhe ndeshja e fundit të jetë përplot spektakël dhe emocione. Kastriotët kanë në përbërje ish-futbollistë të kombëtares si Jahmir Hyka dhe Sebino Plaku.

Nga ana tjetër dhe Prestige ka pasur një rrugëtim bindës. Ku kanë spikatur me përgatitje të lartë fizike, lojën e bukur dhe për të mbërritur në finale kanë mposhtur kundërshtarë si IMMI, Nova dhe Dussel.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...