Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

VIDEO/ Super Bergwijn, Ajax argëton tifozët me një sukses “tenistik”

Ajax shkëlqeu në takimin e parë shtëpiak të sezonit të ri në Eredivisie, duke mposhtur 6-1 Groningen. Dueli i luajtur në “Johan Cruijff Arena” u shoqërua me gola të bukur dhe të shumtë.

Steven Bergwijn realizoi një tregolësh, teksa rrugën e rrjetës e gjetën edhe braziliani Antony (supergol), Kenneth Taylor dhe Steven Berghuis, të cilët kompletuan suksesin “tenistik” të kampionëve në fuqi të Holandës.

Miqtë gëzuan vetëm në minutën e dhjetë. Belgu Cyril Ngonge barazoi përkohësisht rezultatin, por vetëm kaq. Ajax është ngjitur në kuotën e 6 pikëve pas dy javëve të para në Eredivisie.

 

Objektivi i “Harkëtarëve” është fitimi i titullit kampion për herë të 37-të në histori, ndërkohë që ndeshja e radhës luhet në Roterdam përballë Spartës vendase.

Eredivisie, java e dytë

AJAX-GRONINGEN 6-1
(BERGWIJN 4’, 45’, 57’, ANTONY 28’, TAYLOR 66’, BERGHUIS 87’ (PEN) / NGONGE 10’)

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...