Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Empoli gjen fitoren e parë sezonale, Atalanta triumfon në Verona

Empoli gjen fitoren e parë sezonale dhe e bën këtë me golin e parë të shënuar për këtë edicion, pikërisht në javën e 6 ndaj Salernitanës. Ishte Baldanzi që vendosi ndeshjen ndaj Salernitanës, me një gol në pjesën e parë, teksa Empoli i dha fund hemorragjisë prej 5 humbjesh radhazi, duke gjetur suksesin e parë.

Trajneri Andreazzoli i besoi sërish nga minuta e parë sulmuesit të talentuar shqiptar, Stiven Shpendi, i cili nuk zhgënjeu, duke dhuruar një tjetër paraqitje mjaft të mirë në fushë.

Shpendi qëndroi në fushë për 72 minuta, duke shënuar edhe një gol, por festa iu prish nga arbitri që sinjalizoi pozicion jashtë loje, ndërsa më pas pa që portieri Ochoa t’i mohonte dy herë golin e parë në Serinë A.

Lexo edhe:

Titullar edhe gardiani kuqezi Etrit Berisha, i cili bëri gjithashtu në mënyrë perfekte detyrën e tij në portë, duke u mohuar golin miqve, ndërsa Ardjan Ismajli qëndroi jashtë për shkak të një dëmtimi të pësuar ndaj Interit të dielën.

Mori fitoren e dytë radhazi edhe Atalanta, që ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 0-1 në transfertën e vështirë ndaj  Veronës. Për bergamaskët vendosi mesfushorin holandez Teun Koopmeiners në minutën e 13’, ndërsa Atalanta ngjitet në vendin e katërt me 12 pikë.

Empoli-Salernitana (1-0)

Java e gjashtë, Serie A

63′-Shpendi e kthen topin shumë bukur drejt portës, por ndalet nga Ochoa.

58′- Super dalje e Stiven Shpendit, por goli anulohet për pozicion të parregullt.

34′-Goool! Baldanzi zhbllokon sfidë, Empoli merr avantazhin ndaj Salernitanës.

Lexo edhe:

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....