Struga vazhdon të bëjë mirë dhe të fitojë në Conference League. Skuadra e Shpëtim Duros triumfoi 3-1 në Shkup përballë Hesperange (Luksemburg), takimi i parë i turit të tretë në Conference League.
Besart Ibraimi ishte heroi i kampionëve të Maqedonisë së Veriut me tre gola, dy nga të cilët nga pika e bardhë. Sulmuesi 36-vjeçar është ngjitur në kuotën e 24 golave në kompeticionet europiane.
Ndërkohë që kapiteni i Hesperange, gjermani Dominik Stolz realizoi golin e vetëm për skuadrën udhëtuese sapo filloi pjesa e dytë. Dueli i kthimit do të zhvillohet të enjten e ardhshme (17 gusht) në Luksemburg.
Conference League
Raundi i tretë
STRUGA-HESPERANGE 2-1 (Ibraimi 23′, (pen) 40′, (pen) 77′ / Stolz 46′)
Kronika e ndeshjes:
86′ Paul Ayongo marshon drejt portës kundërshtare, ndërhyrje fantastike e Radic.
77′ Gooooooooool! Besart Ibraimi realizon në stilin “Panenka”, duke gjetur golin e tretë personal. Dhe të tretin për Strugën.
76′ Besart Ibraimi pengohet në mënyrë të parregullt nga portieri kundërshtar. Sërish penallti për Strugën.
75′ Hesperange në sulm, rrezik në portën e Strugës.
68′ Mundësi e mirë për ekipin nga Luksemburgu. Kapiteni Stolz gjuan fort por keq një penallti në lëvizje.
66′ Aksion i bukur i Strugës. Nigeriani Hogan Ukpa Effiong del i vetëm përballë portierit kundërshtar, por nuk ia del të shënojë.
55′ Hesperange merr zemër dhe tenton golin e barazimit. Diagonalja e francezit Clement Couturier kalon mbi traun e portës strugane.
46′ Radic dhe Neziri ngatërrohen me njëri-tjetrin. Hesperange shënon me kapitenin Dominik Stolz 29 sekonda pasi fillon pjesa e dytë.
45+1′ Pasim i gabuar nga mbrojtësit miq, Radeski nuk përfiton për të shënuar të tretin për Strugën.
45′ Goditje dënimi për skuadrën nga Luksemburgu. Gjuan Dejvid Sinani, “fluturon” në trekëndësh Kjosevski.
40′ Goooooooool! Ibraimi gjuan saktë, gjen golin numër 23 në kompeticionet europiane. 2-0 për Strugën.
39′ Kombinime të bukur të lojtarëve të skuadrës së Shpëtim Duros. Ibraimi pengohet në zonë, penallti për kampionët e Maqedonisë së Veriut.
33′ I pari aksion i rrezikshëm për Hesperange. Gjuan Nego Ekofo, shpëton portën Vedran Kjosevski.
31′ Goditje dënimi për Strugën. Ekzekutim shumë i bukur i Ibraimit, i tillë edhe reagimi i “gardianit” Youn Czekanowicz.
23′ Goooool! Struga në avantazh. Marjan Radeski pason për Besart Ibraimin. Gafë e portierit kundërshtar, goleadori Ibraimi përfiton dhe kalon ekipin shqiptar në avantazh.
FORMACIONET ZYRTARE
Struga përballë një tjetër prove të madhe, që, nëse kalohet, e çon në play off-in e Conference League-s. Kampionët e Maqedonisë së Veriut, presin Swift Hesperange të Luksemburgut në takimin e parë të raundit të tretë.
Trajneri Shpëtim Duro ka përzgjedhur formacionin më të mirë të mundshëm, duke u besuar tredhëmbëshin sulmues Mazrekajt, Radeskit dhe Ibraimit.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Asisti perfekt i për Sensin, Asllani “mesazh” Inzaghit
- “Tym i bardhë”, Tottenhami pranon më në fund ofertën e Bayernit për Harry Kane
- Neuer shtyn rikthimin, Bayerni kërkon t’i rrëmbejë portierin “Djallit”
- Di Maria nuk plaket kurrë, gol spektakolar në Superkupën e Portugalisë (video)
Në portë, i zakonshmi Kjosevski, ndërsa treshja e mbrojtjes do të formohet nga Neziri, Radic dhe Krivanjeva. Në mesfushë do të rreshtohen Malikji, Shabani, Bojku e Zguro.
