Manchester United harron shpejt barazimin pa gola ndaj Newcastle dhe merr një fitore bindëse 2-*0 ndaj Tottenhamit në “Old Trafford”, duke u ngjitur edhe më shumë në renditje, pasi tani e sheh veten në vendin e 5-të me 19 pikë.
“Djajtë e kuq” dominuan totalisht, por në pjesën e parë hasën në një Hugo Lloris të pakalueshëm, me veteranin francez që bëri të paktën tre pritje vendimtare, duke mbajtur portën të paprekur.
Sfida u zhbllokua menjëherë pas startit të pjesës së dytë, kur goditja e Fred nga jashtë zonës, u devijua nga mbrojtësi Davies dhe topi u ndal në rrjetën e portës së Lloris, që u befasua dhe nuk mundi të reagojë.
Londinezët provuan të reagojnë, por goditja e Kane përfundoi ngjitur me shtyllën, ndërsa në të 69-ën vendasit realizuan një kundërsulm perfekt, të cilin e konkretizuan me një gol mjaft të bukur të Bruno Fernandes.
Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar, teksa kapitenit Fernandes iu anulua edhe një gol tjetër, ndërsa Manchester United merr një tjetër fitore të merituar dhe tani e sheh veten në vendin e 5-të me 19 pikë, 4 më pak se Man. City e Tottenham, që mbajnë vendin e dytë.
Manchester United – Tottenham 2-0 (Fred 47′, Fernandes 69′)
69′ – Goooool. Kundërsulm i shpejtë i Manchester United, që mbyllet me një goditje perfekte të fernandes, i cili shënon edhe golin e dytë…
68′ – Kane ka një mundësi të artë për të barazuar, por mbyll mirë portieri De Gea
47’ – Gooooool. Zhbllokohet sfida në “Old Trafford” dhe është braziliani Fred që dërgon topin në rrjetë, Mesfushori brazilian shërbehet mirë mbi vijën e zonës dhe gjuan menjëherë, ndërsa një devijim i Davies e dërgon në cepin e portës, duke u dhënë avantazhin “djajve të kuq”.
24′ – Luke Shaw koordinohet në mënyrë perfekte me të majtën, por edhe një herë Lloris bëhet hero, duke grushtuar në këndore…
23′ – Bruno Fernandez ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi, por fluturon LLoris dhe grushton sërish…
21′ – Vertikalizim i bukur për rashford, që godet menjëherë, por Lloris bën mrekullinë, duke devijuar në këndore.
