Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

VIDEO/ Super Mahrez, tregolëshi i tij dërgon Man City në finale

Manchester City është skuadra e parë finaliste e FA Cup. Djemtë e Pep Guardiolës fituan 3-0 ndaj Sheffield Utd në “Etihad Stadium”.

Skuadra udhëtuese rezistoi mirë deri në momentin e 43’ kur gaboi duke shkaktuar penallti. Riyad Mahrez gjuajti saktë dhe kaloi Man City në avantazh.

Algjeriani nuk u ndal dhe në pjesën e dytë dhuroi spektakël me dy gola të tjerë. Në minutën e 61’, 32-vjeçari u nis nga mesi i fushës dhe finalizoi me gol daljen e shpejtë.

Lexo edhe: 

Pesë minuta më vonë shënoi edhe golin e tretë personal pas asistit të Jack Grealish. Gjysmëfinalja tjetër është Brighton-Manchester United.

Ndeshja do të transmetohet në SuperSport 2 duke nisur prej orës 17:30 të së dielës.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...