Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Super Rashford, Arsenali përgjigjet me Nketiah. Asist i Xhakës

Rasti i parë dhe goli i parë në Arsenal-Manchester United, sfidë që po transmetohet në SuperSport 2. Dueli i rëndësishëm për fitimin e Premier League, nisi me një ritëm të lartë.

Minuta e 17’ solli edhe golin e parë. Marcus Rashford dribloi bukur Thomas Partey dhe befasoi portierin Aaron Ramsdale me një goditje me të djathtën.

 

Sulmuesi i kombëtares angleze gjeti golin e nëntë dytë sezonal në kampionat, ndërkohë që festa e “Djajve të Kuq” zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Eddie Nketiah realizoi me kokë pas një krosimi të bukur të Granit Xhakës, duke ndezur festën e tifozëve në “Emirates”.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Arsenal-Manchester United mbetet një duel historik dhe i zjarrtë në Premier League, por sfida e sotme është tepër e rëndësishme në lidhje me titullin kampion.

Skuadra e Mikel Artetës po dominon kampionatin anglez dhe kërkon pikët maksimale. Të njëjtin objektiv kanë edhe djemtë e Erik ten Hag, të cilët fitorja i fut në garë për kreun e renditjes.

Dy trajnerët kanë përzgjedhur titullarët e klasikes që do transmetohet në SuperSport 2 duke nisur prej orës 17:30.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...