Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Super Rashica, Icardi shkëlqen pa Wandën! Galatasaray shënon 7 gola në derbi

Mbrëmje magjike për Galatasarayn dhe tifozët e ekipit më të madh turk. Skuadra e Okan Buruk fitoi 0-7 derbin e Stambollit kundër Basaksehirit, duke i shkaktuar kundërshtarëve humbjen më të thellë në histori në elitën e futbollit turk.

Dy ekipet ishin me pikë të barabarta përpara nisjes së ndeshjes, por në fushën e blertë diferencat ishin të frikshme. Mauro Icardi ktheu në gol një penallti dhe dhuroi dy asiste. Asist dhuroi edhe Milot Rashica, i cili zhvilloi një ndeshje të madhe.

Sulmuesi dardan ishte ndër më të mirët në fushë, ndërkohë që regjistroi asistin e dytë në kampionat me pasimin e dhuruar për golin e Dries Mertens. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Galatasarayn, që tani renditet vetëm dy pikë larg Fenerbahces kryesuese, që u befasua në shtëpi nga Giresunspori (1-2).

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...