Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Super Rrahmani shënon dy gola dhe fiton “derbin” e shqiptarëve në Rumani

Albion Rrahmani, sulmuesi i Kosovës ka “shpërthyer” në Rumani, me sulmuesin i cili po kalon një superformë në aspektin personal.

23-vjeçari ishte heroi i Rapid Bucuresti në takimin e javës së 10-të përballë Cluj, me skuadrën e Rapid-it që triumfoi 3-1.

Lexo edhe:

Rrahmani shënoi dy gola në këtë sukses ndaj Cluj, ku përballë ishin edhe dy lojtarë shqiptarë, Ajeti dhe Krasniqi, me mbrojtësin shqiptar që luajti si titullar, ndërsa sulmuesi dardan u aktivizua në minutën e 62-të.

Ish-sulmuesi i Ballkanit shënoi golin e parë të takimit në minutën e 5-të, ku pasi humbi penalltinë nuk u dorëzua, por nxitoi që ta dërgonte topin në portë për fragment sekondash.

Ndërsa Deac barazoi ndeshjen pas pesë minutash.

Në fraksionin e dytë, Rrahmani realizoi golin e dytë personal dhe të dytin për Rapid Bucuresti në minutën e 51-të.

Teksa llogaritë e ndeshjes i mbylli Petrila me golin e minutës së 71-të.

Kjo ishte dopieta e tretë personale për Albion Rrahmanin, pasi më parë kishte shënuar edhe ndaj Dinamo Bucuresti më 1 shtator dhe ndaj U. Craiova më 25 gusht dhe tani shkon në kuotën e 6-të golave duke u pozicionuar si një nga pesë golashënuesit më të mirë të kampionatit rumun.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...