Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Super-Teqja nuk mjafton, Partizani mposhtet dhe eliminohet nga Europa

Merr fund edhe aventura e Partizanit në Europë, me të kuqtë që u mposhtën 0-1 në kohën e rregullt nga gjeorgjianët e Saburtalos dhe nga pika e bardhë e penalltive, fati u buzëqeshi miqve, që fituan 5-4 dhe kaluan në turin tjetër.

E si të mos mjaftonte eliminimi, nuk mungoi as tensioni në fund, me tifozët që hodhën një kapsolle pranë portierit gjeorgjian, i cili mbeti i shtrirë, ndërsa më pas fluturuan edhe disa shishe uji në fushë, të cilat Partizani do t’i paguajë me një gjobë të majme.

Pjesa e parë pa gjeorgjianët më kërkues, të cilët jo vetëm kontrolluan topin, por krijuan edhe disa raste të pastra, megjithatë portieri Teqja u konfirmua në super-formë dhe dërgoi skuadrën në pushim me portën e paprekur.

Sfida u zhbllokua në minutën e 53-të nga Guliashvili, që pas një aksioni të shpejtë të Saburtalos, e pa veten i lirë përballë portierit dhe e dërgoi topin në rrjetë me lehtësi, duke u dhënë avantazhin miqve.

Partizani provoi reagimin dhe krijoi një rast mjaft të mirë me Skukën, por ky i fundit nuk gjeti kuadratin, ndërsa në shtesë të kuqtë ishin me fat, pasi në sekondat e fundit gjeorgjianët humbën një rast flagrant, që do t’i dërgonte në turin tjetër.

Me rezultatin 0-1, sfida shkoi drejt 30 minutave shtesë, ku Partizani pati 2-3 raste shënimi, por në një rast u shpëtoi sërish nga portieri Teqja, që bëri një tjetër pritje spektakolare, duke grushtuar një goditje qendrore mjaft të rrezikshme.

As 30 minutat shtesë nuk përcaktuan të kualifikuarën, ndaj skuadrat u drejtuan te penalltitë, aty ku të kuqtë e nisën mirë, pasi Teqja priti tentativën e parë të gjeorgjianëve, por të njëjtën gjë bëri edhe portieri i Saburtalos ndaj mbrojtësit Cvetanovski.

Megjithatë Teqja u tregua vendimtar sërish, duke pritur një tjetër penallti të gjeorgjianëve dhe duke i dhënë Arinaldo Rrapajt penalltinë vendimtare, por mesfushori nuk arriti të shënojë, duke gjetur vetëm shtyllën.

Penalltinë vendimtare e humbi Maguethe, duke bërë që Partizani të mbetej jashtë Conference League, ndonëse optimizmi për të kaluar turin ishte shumë i madh, sidomos pas fitores së parë në Gjeorgji.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...