Sulmuesi shqiptar i Lokomotiva Zagreb është duke kaluar një moment shumë të mirë, ndërsa ka gjetur sërish rrugën drejt rrjetës, duke shënuar në tre ndeshje radhazi në kampionatin kroat.
Tuci zhblloki takimin në minutën e 11’, duke kaluar Lokomotiva Zagrebin në avantazh.
Lexo edhe:
- Tragjedi në futbollin shqiptar, Dwamena ndërron jetë në moshën 28-vjeçare
- “As kartoni i verdhë nuk e ndali”, trajneri i Legias vlerëson ish-mesfushorin e Tiranës: Më lumturoi!
- Notat/ Më i miri te Atalanta, elozhe pa fund për Gjimshitin: Shumë nerv dhe prezencë në zonë
- “Duhet kujdes me Brojën”, Sylvinho: Për mua nuk ka rëndësi nëse një lojtar luan në Kore apo Shqipëri
Vendasit barazuan me Zivkovic në minutën e 88’, duke bërë që si Osijek ashtu edhe Lokomotiva Zagreb të dilnin me nga një pikë nga kjo përballje.
Deri në këto momente, në 15 ndeshje Tuci ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë dy asist.
Pas këtij takimi Osijek renditet në vend të pestë me 22 pikë, teksa Lokomotiva Zagreb renditet në vend të shtatë me 16 pikë.
