Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

VIDEO/ Super Zhegrova, rikthen Lille te fitorja me gol dhe asiste

Gol, asiste dhe fitore për Edon Zhegrovën në Ligue 1. Lille triumfoi 1-3 me përmbysje në “Roazhon Park” përballë Rennes, stadium ku vendasit nuk humbitnin prej gushtit të kaluar.

Skuadra e Paulo Fonsecas kaloi në disavantazh në minutën e parë, por sulmuesi i talentuar dardan riktheu baraspeshën në minutën e 59’.

 

Zhegrova mori një asist me finte nga Angel Gomes dhe goditi menjëherë me të majtën duke dërguar topin në rrjetë. Ky ishte goli i parë sezonal në Ligue 1 për 23-vjeçarin.

 

Sulmuesi i Kosovës nuk u ndal dhe dhuroi dy asistet e golave të tjerë të Lille. Pasimet e tij u kthyen në gola nga Remy Cabella dhe Andre Gomes.

Futbollisti shqiptar u shpall më i miri i ndeshjes, ndërsa Lille është ngjitur në vendin e gjashtë me 38 pikë dhe po garon për një biletë europiane.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...