Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Supergol i Ernest Muçit, Legia kalon pa problem turin në Kupë

Ernest Muçi gjen golit e tretë sezonal te Legia e Varshavës, skuadër ku aktivizohet që nga shkurti i vitit 2021. Ish-sulmuesi i Tiranës, i cili ka realizuar dy herë në kampionat, e gjeti golin edhe në Kupën e Polonisë, pikërisht në sfidën përballë Wisla Plock, të cilën kryeqytetasit e fituan 0-3, duke avancuar në fazën e 1/8-ave.

Muçi, i rreshtuar në formacionin titullar, zhbllokoi takimin në minutën e 28-të, duke i dhënë epërsinë ekipit të tij. Një gol spektakolar, i zakonshëm në repertorin e tij, me një goditje nga distanca.  Sapo nisi fraksioni i dytë, Josue dyfishoi shifrat, duke shuar shpresat e vendësve për ndonjë surprizë të mundshme. Sulmuesi kuqezi qëndroi në fushë deri në minutën e 71-të, për t’u zëvendësuar nga Carlitos. Në minutat shtesë, Legia gjeti edhe golin e tretë me Kramer.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...