La Liga

VIDEO/ Supergoli i Bares nuk e shpëton Espanyolin, Villarreali merr fitoren e thellë

Villarreal ka triumfuar me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Espanyolit, me golin e vetëm që për “bardheblutë” e realizoi mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare.

Një pjesë e parë e mbushur plot dhimbje ishte ajo e kësaj përballjeje për ekipin e Bares. “Nëndetësja e verdhë” zhbllokoi rezultatin në minutën e 14’ me Pinon, i cili deri në përfundim të ndeshjes realizonte “poker”, duke shënuar më pas në minutën e 20’ dhe të 45+1’ në këtë fraksion.

Në pjesën e dytë Villarreal pati sërish dominimin e lojës, me Pinon që realizoi golin e tij të katërt në minutën e 53’.

I vetmi gol për Espanyolin në këtë përballje u realizua nga Bare në minutën e 65’, në një realizim shumë të bukur nga shqiptari.

Megjithatë përballë rezultatit që në minutën e 86’ u thellua edhe më shumë nga Dia, që e çoi 5-1, ai gol i Keidi Bares nuk e lehtësoi aspak dhimbjen e Espanyol në takimin e raundit të 26’të të La Ligës.

Pas këtij takimi Villarreal renditet në vend të pestë me 42 pikë, teksa Espanyoli renditet I 14-ti me 29 pikë të grumbulluara.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency