Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

VIDEO/ Supergoli i Pajazitit nuk mjafton, Shqipëria U21 humbet me “poker” në miqësore

Shqipëria U21 ka humbur 4-2 miqësoren e sotme ndaj Malit të Zi U21, sfidë që u zhvillua në Podgoricë.

Adrion Pajaziti, talenti i ekipit U21 të Fulhamit, realizoi një eurogol nga goditja e dënimit në minutën e 25’.

 

20-vjeçari barazoi përkohësisht rezultatin dhe pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, por vendasit realizuan edhe tre gola të tjerë në fraksionin e dytë të sfidës.

Klevis Dragaj, sulmuesi i Partizanit në Kategorinë Superiore, shënoi golin e barazimit 2-2 në minutën e 50′.

Ndërkohë, kuqezinjtë e Alban Bushit luajtën me dhjetë lojtarë pas minutës së 64’ pas daljes me të kuq të Alexandros Robit, 20-vjeçarit që është pjesë e Panathinaikosit.

Miqësore
Mali i Zi U21-Shqipëri U21 4-2
(Vukotiç 11’, Bajoviç 49’, 65’, Dasiç 76’ /Pajaziti 25’, Dragaj 50’)

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...