Abissnet Superiore

VIDEO/ Superiorja ul siparin me festën bardheblu, vendi i fundit i Europës, ende i papërcaktuar

Abissnet Superiore ka ulur siparin e sezonit 2021-2022 pasditen e sotme, teksa verdikti i vetëm i mbetur pezull, mbeti ende i tillë, pasi Kukësi e mbylli sezonin në vendin e katërt, por vetëm pas finales së Kupës do të mësojë nëse do të luajë apo jo në eliminatoret e Conference League.

Bardheblutë u mposhtën me rezultatin 2-3 nga Kukësi në shtëpi, megjithatë askujt nuk i bëhej vonë për rezultatin, në një ndeshje ku të gjithë kishin ardhur për t’iu bashkuar festës së titullit kampion.

Me titullin e fituar tre javë më parë, Tirana ngriti lart zyrtarisht trofeun e 26 në histori, në një pasdite festive në “Selman Stërmasi”, aty ku nga hapja e dyerve, përfituan edhe disa tifozë holandezë që kishin mbetur në kryeqytet, për të ndjekur një tjetër sfidë.

Partizani e mbylli sezonin në vendin e tretë dhe mori një tjetër fitore, 3-4 në transfertën kurbinase ndaj Laçit, në një sfidë ku rezultati ishte ai që kishte më pak rëndësi, ndërsa Vllaznia triumfoi 1-3 ndaj Kastriotit, por nuk arriti të sigurojë Europën, megjithatë ka ende nëj shans, të fitojë Kupën e Shqipërisë më 31 maj.

Barazim 1-1 në sfidën mes Egnatias dhe Dinamos, dhe barazim pa gola në Skënderbeu-Teuta, dy takime të tjera që luheshin vetëm për efekt kalendari, pasi asnjë prej ekipeve nuk kishte më objektiva të mbetura.

Sa i përket zonës së poshtme të renditjes, Dinamo dhe Skënderbeu janë skuadrat që do të zbresin në Kategorinë e Parë, me Egnatian që do të përballet me Korabin në Play Out për të siguruar mbijetesën.

Abissnet Superiore, java e 36-të

TIRANA-KUKËSI 2-3 (Seferi 59′, Beshiraj 79′ / Behiratche (aut) 35′, Bekaj (aut) 51′, Basa 82′)

 82′ Kukësi gjen golin e fitores. Kroati Edi Basa ndëshkon Bekjan, duke i dhuruar tre pikët ekipit kuksian.

 79′ Tirana barazon rezultatin. Mario Beshiraj dërgon topin në rrjetë, barazim në kryeqytet.

 59′ Reagon Tirana. Taulant Seferi dërgon topin në rrjetë, duke rihapur takimin.

 51′ Skuadra e Longos gjen edhe golin e dytë. Tjetër autogol i Tiranës, këtë radhë është portieri Bekaj që dërgon topin në portën e tij.

 49′ Penallti për Kukësin. Gjuan Luka Milunovic, grushton në këndore Visar Bekaj.

 47′ Kukësi afër golit të dytë me Bruno Lulajn, por gjuajtja me kokë e mbrojtësit përfundon jashtë.

 35′ Kukësi në avantazh. Feijao kontrollon bukur topin dhe gjuan drejt portës bardheblu. I pafat Behiratche që e devijon në portën e tij.

 

KASTRIOTI-VLLAZNIA 1-3 (Kaina 59′ / Da Silva 47′, Gurishta (pen) 78′, Aralica 83′)

 83′ Ekipi shkodran gjen edhe golin e tretë me anë të Ante Aralica.

 78′ Vllaznia rikthehet në avantazh. Kapiteni Erdenis Gurishta ekzekuton saktë një penallti.

 59′ Nuk vonon reagimi i ekipit krutan, që barazon rezultatin me anë të sulmuesit Kaina.

 47′ Vllaznia kalon në avantazh falë brazilianit Da Silva, i cili tund rrjetën me kokë.

 29’-Zetuna godet nga distanca dhe rrezikon portën e Vllaznisë, por Zogovic reagon mjaft mirë dhe e ndal.

 

LAÇI-PARTIZANI 3-4 (Zulfiu 9′, Guindo 71′, Qato 90+1′ / Stenio Junior 32′, Murataj 44′, Rrapaj 60′, Kote 90+4′)

 90+4′ Tjetër gol, Kristi Kote realizon në limite dhe i dhuron fitoren Partizanit.

 90+1′ Laçi barazon rezultatin. Klinti Qato gjuan fort, topi ndalet në rrjetë.

 71′ Laçi shkurton rezultatin. Mentor Mazrekaj lëviz bukur dhe dhuron një asist për Saliou Guindo, i cili nuk gabon duke gjetur golin e 19-të në kampionat.

 60′ Gjuajtje e bukur e Arinaldo Rrapajt, topi në rrjetë. 1-3 për Partizanin.

 44′ Partizani përmbys rezultatin. Valentino Murataj shënon me kokë pas krosimit të Malës, duke gjetur golin e parë sezonal.

 32′ Partizani barazon rezultatin. Rrëmujë në zonën e Laçit, Stenio Junior gjuan, topi devijohet dhe përfundon në rrjetë.

09’-Gool! Zulfiu kalon mbrojtjen e Partizanit dhe kalon Laçin në avantazh.

Nis ndeshja Laçi-Partizani, për javën e fundit të Abissnet Superiore

EGNATIA-DINAMO 1-1 (Imeri 42′)

 42′ Zhbllokohet ndeshja në Rrogozhinë. Demir Imeri devijoi saktë një top nga krahu i djathtë dhe kaloi Egnatian në avantazh.

SKËNDERBEU-TEUTA 0-0

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency