Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Surpriza e radhës në Katar, Japonia fiton me përmbysje ndaj Gjermanisë

Gjermania e mbylli më humbje Botërorin Rusi 2018 dhe me të njejtën mënyrë nisi Botërorin Katar 2022. “Pancerat” dështuan sërish përballë një kombëtareje aziatike: katër vite më parë ndaj Koresë së Jugut, ndërsa sot kundër Japonisë.

Katër herë kampionët e botës dolën pa pikë në duelin e parë të grupit E, të cilin e humbën 1-2 me përmbysje. Dy skuadrave iu anulua nga një gol në pjesën e parë (Havertz/Maeda), teksa Ilkay Gundogan zhbllokoi takimin me një penallti në minutën e 33’.

Mesfushori i Manchester City u ndal nga shtylla në pjesën e dytë, portieri Shuichi Gonda u tregua i jashtëzakonshëm në katër tentativa radhazi nga Hofmann dhe Gnabry, teksa edhe Manuel Neuer kreu një pritje të madhe në krahun tjetër.

Më pas dy golat e tjerë të përballjes, Japonia përmbysi gjithçka brenda tetë minutave me dy lojtarë të ardhur nga stoli, të cilët luajnë në kampionatin gjerman të futbollit.

Ritsu Doan (Freiburg) barazoi rezultatin në minutën e 75’, teksa tetë minuta përpara fundit Takuma Asano (Bochum), i dhuroi skuadrës tri pikë të arta. Gjermania tentoi barazimin në minutat e mbetura, por në fund pati festë japoneze.

Kupa e Botës
Katar 2022
Grupi E

GJERMANI-JAPONI 1-2 (Gundogan (pen) 33′ / Doan 75′, Asano 83′)

Kronika e ndeshjes:

 90+5′ Drithërima në portën japoneze, por Leon Goretzka nuk arrin të realizojë golin e barazimit për Gjermaninë. Aziatikët me fat!

 

 83′ Japonia përmbys rezultatin. Takuma Asano, një tjetër lojtar i ardhur nga stoli, shënon golin e dytë të Japonisë.

 

 75′ Barazon Japonia me anë të Ritsu Doan. Mesfushori i Freiburgut mposht Neuer katër minuta pasi zbriti në fushë.

 

 73′ Rast i pastër për Japoninë, kapiteni Neuer ruan avantazhin e Gjermanisë falë një pritjeje fantastike.

 

 70′-71′ Katër mundësi brenda pak sekondave për Gjermaninë. Tentojnë Jonas Hofmann dhe Serge Gnabry, por reagon në mënyrë të shkëlqyer portieri Shuichi Gonda.

 

 61′ Kundërsulm i shpejtë i Japonisë, Takuma Asano tenton të befasojë Manuel Neuer, topi përfundon jashtë.

 

 60′ Ilkay Gundogan pranë golit të dytë personal, por shtylla i mohon festën mesfushorit të Manchester City.

 

 51′ Jamal Musiala dhuron “show” me driblimet e tij, por gjuajtja e talentit të Bayernit përfundon mbi traun e portës japoneze.

 

 50′ Reagon Japonia, Ito lëviz bukur në zonën gjermane, Kamada gjuan, topi devijohet në këndore.

 

 47′ Inkursion i Thomas Muller. Bavarezi pason për Serge Gnabry, por ky i fundit nuk gjuan saktë.

 

 45+6′ Japonia rrezikon me Daizen Maeda, goditja me kokë e sulmuesit përfundon jashtë.

 

 45+4′ Gjermania shënon golin e dytë me anë të Kai Havertz, VAR-i anulon golin e sulmuesit të Chelsea.

 

 45′ Aksion me shumë pasime nga ana e skuadrës së Hansi Flick. Jamal Musiala lëviz bukur dhe gjuan me të djathtën, topi mbi tra.

 

 33′ Ilkay Gundogan godet saktë dhe kalon në avantazh kombëtaren gjermane, duke mposhtur portierin Gonda në tentativën e tretë brenda pak minutave.

 

 31′ Joshua Kimmich dhuron një pasim fantastik për David Raum, i cili ndalet në mënyrë të parregullt nga portieri kundërshtar. Penallti për Gjermaninë

 

 29′ Gundogan tenton sërish, por goditja e 32-vjeçari devijohet nga mbrojtja japoneze.

 

 28′ Serge Gnabry pason për Ilkay Gundogan, mesfushori i Man City gjuan menjëherë me të djathtën, pret pa probleme portieri japonez.

 

 20′ Gjermania në sulm, gjuajtja potente e Joshua Kimmich grushtohet nga Shuichi Gonda, aksioni ndërpritet për pozicion të parregullt.

 16′ Goditje këndi për Gjermaninë. Kroson Joshua Kimmich, Antonio Rudiger kërcënon me kokë, topi ngjitur me shtyllën.

 

 8′ Kundërsulm i shpejtë i Japonisë, Daizen Maeda dërgon topin në rrjetë, por goli anulohet për pozicion të parregullt të sulmuesit të Celtic.

 

Gjermania nuk është mësuar me dështimet e Kupës së Botës dhe synon që “të harrohet” aventura e fundit në “Rusi 2018”, duke nisur që në ndeshjen hapëse të këtij edicioni përballë Japonisë. Gjermanët janë katër herë fitues të këtij kompeticioni dhe ia kanë dalë që në katër nga pesë turnetë e këtij shekulli të arrijnë minimalisht deri në gjysmëfinale, si asnjë kombëtare tjetër, ndërsa në vitin 2014 triumfuan në Brazil, ndaj Argjentinës, në finale.

Në “Rusi 2018” ishte hera e parë që nga viti 1950 që Gjermania nuk e kalonte grupin. Ndeshja me Japoninë është shumë e rëndësishme duke marrë në konsideratë faktin që më pas do të ketë sfidën me Spanjën dhe në fund me Kosta Rikën. Gjermania nuk do të ketë të disponueshëm Leroy Sane për shkak të një problemi në gju, ndërsa sytë do të jenë tek Musiala.

Japonia ka fituar vetëm 1 nga tetë ndeshjet e fundit të Kupës së Botës, por kjo nuk e pengon aspak që të tentojë surprizën ndaj katër herë kampionëve të botës. Edhe pse kanë marrë pjesë plot 7 herë në Botëror, aziatikët asnjëherë nuk kanë arritur që të kalojnë fazën e grupeve.

FORMACIONET ZYRTARE

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...