Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Surprizon Kosta Rika, triumfon dhe bën “lëmsh” Grupin E

Dita e tetë e Kupës së Botës, Katar 2022 nisi me surpriza.

Kosta Rika, pas humbjes së thellë në ndeshjen e parë ndaj Spanjës “nxori” mësime dhe triumfoi ndaj Japonisë, ndaj një kundërshtari që në premierë mori suksesin e plotë ndaj Gjermanisë.

Skuadra e Suarez triumfoi 0-1 ndaj aziatikëve, me një gol që erdhi në të parën goditje në kuadrat 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe pa asnjë goditje në portat respektive.

Shumë gjëra ndryshuan në fraksionin e dytë, me Japoninë që dominoi në çdo aspekt, pasi krijoi 10 raste shënimi dhe kishte kontrollin e topit, por nuk ia doli për të gjetur recetën e golit.

Në krahun tjetër, Kosta Rika mendoi më shumë për mbrojtjen dhe me kalimin e minutave, të dyja përfaqësueset menduan më shumë për prapavijën dhe skuadrat u “pushtuan” nga ndjenja e frikës për të mos pësuar.

Në një nga daljet e pakta, skuadra e Suarez gjeti fundin e rrjetës me anë të Fuller në minutën e 81-të duke shtangur japonezët.

Aziatikët vendosën të gjitha mekanizmat në lëvizje për të evituar humbjen, ndërsa në minutën e 88-të, Keylor Navas ishte heroi i përfaqësueses së tij me një pritje të dyfishtë.

Në fund 0-1 dhe Kosta Rika shijon pikët e para të grupit dhe jo vetëm, pasi tani në këtë grup gjithçka është e hapur, pasi kjo sfidë çon ujë në mullirin e Gjermanisë që në mbrëmje do të luajë ndaj Spanjës.

Japoni-Kosta Rika (0-1)

Kupa e Botës Katar 2022

88′-Japonia pranë golit të barazimit, por pas një rrëmuje në zonë Navas shpëton dy herë brenda pak sekondave portën e Kosta Rika-s.

81′- Goool! Pas një sërë tentativash në zonë, Fuller e dërgon topin në rrjetë dhe i dhuron avantazhin Kosta Rika-s.

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...