Jasir Asani është një nga risitë e listës së Sylvinhos për ndeshjen ndaj Polonisë. Kombëtarja shqiptare fillon duelet eliminatore të Euro 2024 përballë Polonisë (27 mars).
Transferta në Varshavë përkon edhe me debutimin e trajnerit brazilian në stolin kuqezi. Ndërkohë, ish-sulmuesi i Partizanit e ka festuar me një tregolësh ftesën e Sylvinhos.
Asani është pjesë e Gwangju FC, ekip që garon në elitën e futbollit të Koresë së Jugut. Gwangju fitoi sot 5-0 në shtëpi përballë Inchenon.
Protagonisti kryesor i triumfit me “manita” ishte 27-vjeçari shqiptar nga Shkupi, i cili emocionoi tifozët me golat e tij të mrekullueshëm.
LEXO EDHE:
- Zyrtarizohet lista për Poloninë, ja risitë e Sylvinhos
- Shorti i Championsit, përplasje “gjigantësh” në çerekfinale
- Europa League/ Juventusi “peshkon” Sportingun, Man. United përballë Sevillas
- Mourinho “mbret” i ironisë: A ka një garë tjetër ku të luajë Lazio?!
Asani zhbllokoi takimin me golin e tij në minutën e nëntë, ndërkohë që realizoi edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë: të dy eurogola.
