Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Takimi me Laportën, babai i Messit lumturon tifozët e Barcelonës

Lionel Messi e mbylli me PSG-në dhe të gjithë po presin me interes të madh se ku do të transferohet. Do të dëgjojë zemrën dhe do të rikthehet te Barcelona e tij e dashur apo do të pranojë milionat nga Arabia Saudite?

 

Në “Camp Nou” e presin krahëhapur, dhe po përgatiten për rikthimin e madh. Babai i kampionit të botës, Jorge Messi është takuar gjatë ditës së sotme me Joan Laportan, presidentin e Barcelonës.

Një takim sekret ku është folur mbi mundësinë e rikthimit të shtatë herë fituesit të Topit të Artë në skuadrën ku shkroi historinë dhe kaloi vitet më të bukura.

Leo dëshiron të rikthehet te Barcelona, edhe unë do doja ta shihja përsëri te Barça. Kemi besim se do të ndodhë rikthimi, por kurrë nuk i dihet së ardhnmes”, u shpreh babai i yllit argjentinas.

Fjalë që ngrohin zemrat e popullit katalanas. Messi është një idhull dhe simbol te katalanasit dhe në “Camp Nou” janë gati për historinë e dytë të dashurisë mes Messit dhe skuadrës së tyre të zemrës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...