Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Video/ Talenti italian godet një fëmijë me top, por korrigjon shpejt gabimin

Pas dy sezoneve në nivele mjaft të larta me skuadrën e Cagliarit në Serinë A, mesfushori Nicolo Barrela është shndërruar në titullar dhe protagonist edhe për përfaqësuesen e drejtuar nga Roberto Mancini.

22-vjeçari ishte njeriu që zhbllokoi sfidën mbrëmjen e djeshme në Athinë, duke i hapur udhë një fitoreje të thellë 0-3 të Italisë, përballë Greqisë, në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Euro 2020-ës.

Por Barrela u bë protagonist edhe në një tjetër moment, teksa pas një depërtimi në zonë, pa t’i largohej topi në rivënie fundore, ndërsa në formë zhgënjimi shkelmoi fort sferën, por duke e përplasur në fytyrën e njërit prej fëmijëve që mbledhin topat.

Megjithatë reagimi i mesfushorit 22-vjeçar ishte vërtetë për t’u duartrokitur, pasi kaloi menjëherë barrierat anësore të fushës, për të shkuar te fëmija i rrëzuar prej topit, të cilin e përqafoi dhe e ndihmoi të ngrihet.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...