Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

VIDEO/ Të pandalshëm, 11 fitore radhazi dhe Napoli bëhet i pakapshëm në krye të klasifikimit

Napoli është i pandalshëm në këtë sezon të Serie A, me të kaltrit që ndaj Udineses falë fitores 3-2 regjistruan suksesin e 11-të radhazi në kampionat teksa ashtu si edhe në sfidat e tjera, vendasit dominuan takimin përballë miqve nga Friuli.

Ai që hapi llogaritë ishte sulmuesi Victor Osimhen në minutën e 15-të me nigerianin që regjistroi golin e nëntë në këtë sezon. Ndërkohë, para se të mbyllej e para, në minutën e 31-të, Napoli dyfishoi shifrat me anë të Zielinskit. Sa i përket fraksionit të dytë, Elif Elmas shënoi edhe golin e tretë ndërsa në vijim, miqtë shkurtuan me Nestorovskin në të 80-tën dhe Samaradzic në të 82-tën, duke trembur jo pak napoletanët. Megjithatë, vendasit ruajtën avantazhin dhe dolëm me kokën lart nga stadiumi Maradona.

Pas këtij suksesi, Napoli ruan kryesimin dhe ruan shkëputet gjithnjë e më shumë nga ndjekësit teksa Lazio dhe Milani janë plot 11 pikë larg tyre. Nga ana tjetër, Udinese pas tre barazimeve radhazi, rikthehet te disfata dhe mbetet në vendin e tetë me 24 pikë.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...