Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Të tjera kritika për Van Dijk: Një mbrojtës si ai nuk mund të hutohej ashtu

Liverpooli po kalon një mini-krizë në këtë fillim sezoni të Premier Leagues, teksa pas dy barazimeve radhazi, ka pësuar edhe humbjen e parë, atë në transfertën ndaj Manchester United në “Old Trafford”.

Goli i parë i vendasve, i shënuar nga Jadon Sancho pas një aksioni mjaft të bukur, ishte ai që prishi disi qetësinë e “the reds”, teksa James Milner u pa të debatonte ashpër me liderin e prapavijës, Virgil Van Dijk.

Ky i fundit mbeti i palëvizur në momentin që Sancho goditi portën, ndërsa përveç Milner, ka marrë kritika edhe nga ish-mbrojtësi i Liverpool, Jamie Carragher, i cili deklaroi se e sheh shpesh të përgjumur holandezin.

“Virgil Van Dijk është një mbrojtës fantastik, që ka gjithçka për të qenë më i miri, megjithatë ndonjë herë e shoh të hutuar. Një futbollist si ai, nuk mund të ndjekë si spektator lëvizjet e Sanchos dhe të shohë golin. Milner ka të drejtë, pasi Virgil duhej të ishte hedhur në sparkatë për të bllokuar goditjen e Sanchos, por në vend të kësaj, qëndroi pa lëvizur duke zënë edhe rrezen e portierit”, u shpreh Carragher.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...