Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Tentoi të qëllonte kundërshtarin, shoqërohet në polici ish-mbrojtësi i Barcelonës

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gabriel Milito është shoqëruar në polici pas një ndeshje në Argjentinë.

Milito, trajneri i Argentions Junior është “tradhtuar” nga nervat në fundin e sfidës së vlefshme për javën e gjashtë në kampionatin argjentinas (Liga Profesional) në transfertën e Central Cordoba.

Në minutën e 38-të të takimit, ish-mbrojtësi i Argjentinës u ndëshkua me kartonin e kuq, pasi protestoi ashpër vendimin e kryesorit të sfidës, Truço.

Në tunelin e stadiumit 41-vjeçari ka tentuar të godasë zëvendëstrajnerin kundërshtar, Facundo Gareca, ndihmësi i Rondina-s.

Momenti  është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe më pas, Milito është shoqëruar në stacionin më të afërt të policisë, ku ka qëndruar për disa minuta duke sqaruar gjithçka dhe më pas është lënë i lirë për t’u rikthyer me bashkë me skuadrën në Buenos Aires.

Argentino Juniors, skuadra e Gabriel Milito-s triumfoi në fund me rezultatin 1-2, ndërsa argjentinasi është në krye të kësaj skuadre që nga janari i vitit të kaluar.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...