Liverpool triumfon në një ndeshje turpëruese për Manchester United, ndërsa i shkaktoi “tërmet 7 ballësh” skuadrës së “Djajve të Kuq”.
Tifozët në “Anfield” iu gëzuan pafund fitores spektakolare 7-0, me skuadrën e tyre që shfaqën dominim gjatë gjithë sfidës.
Ndeshja vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 43’, moment në të cilin Gakpo kaloi mbrojtjen e “Dajve të Kuq” dhe realizoi një perlë të vërtetë dhe i dhuroi avantazhin skuadrës së tij.
Fraksioni i dytë rezultoi shumë i lehtë për “The Reds”, që gjetën goli e dytë në minutën e 47’ me Nunez.
Ndërsa vetëm tre minuta më pas Gakpo realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij.
Minuta e 66’ do të sillte protagonist Salah, me sulmuesin që bëri “poker” për ekipin e Klopp, ndërsa realizoi një super gol.
Megjithatë në minutën e 75’ Nunez e dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë dhe turpëroi keq skuadrën e “Djajve të Kuq”, duke realizuar golin e pestë.
Salah nuk u ndal me aq, por vijoi sulmin dhe në minutën e 83’ realizoi golin e gjashtë për ekipin e ‘The Reds”.
Në fund e gjitha u vulos nga Firmino që realizoi golin e shtatë për Liperpool në minutën e 8’.
Pas javës së 26-të të Premier League Liverpool ngjitet në vend të pestë me 42 pikë, teksa Manchester United nga ana tjetër qëndron në vend të tretë me 49 pikë.
Liverpool-Manchester United (7-0)
88′-Goool! Liverpool “shemb” Manchester United, Firmino realizon golin e shtatë me një goditje spektakolare.
83′-Goool! Liverpool turpëron Manchester United, Salah realizon golin e gjashtë.
75′-Gool! Liverpool i jep “shuplakë” Machester United, Nunez realizon golin e pestë, ndërsa e çon topin në rrjetë me goditje me kokë.
66′-Goool! “Çmenduria” e Salah, bën “poker” me një super gol
50′-Goool! Salah e afron topin në zonë dhe Gakpo e dërgon me lehtësi në rrjetë.
47′-Goool! Nunez e dërgon topin në rrjetë me një goditje me kokë dhe thellon avantazhin për vendasit.
43′-Goool! Gakpo kalon mbrojtjen e Manchester United dhe realizoi një perlë të vërtetë për Liverpool.
27′-Çfarë mundësie për United, Rashford “fal” Liverpool
23′-Nunez humbet një rast të pastër përpara portë, ku përballë kishte vetëm De Gea-n.
09′-Antony kërcënon portën e Liverpool, por ndalet nga Alisson.
Sa u përket formacioneve, ja si kanë zgjedhur të luajnë sot Jurgen Klopp dhe Erik ten Hag.
Lexo edhe:
- Daku protagonist në Slloveni, sulmuesi shqiptar i dhuron fitoren Mura-s
- Fitorja 6-1 dhe profecia e numrit 613 në fanellën me emrin e Simeone
- Ngec ndaj Bregalnica Stip, Shkëndija mbetet në vend të tretë
- “Fanellë m**i”, Kroos: Kujt i shkoi mendja për jakë? Latë nam!
