Kupa e Mbretit

VIDEO/ Terror dhe frikë tek Atletico, autobusi goditet me gurë nga tifozët baskë

Real Sociedad triumfoi 2-0 përballë Atletico Madrid mbrëmjen e kaluar, sukses që i siguroi skuadrës baske kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Mbretit. Adnan Januzaj zhbllokoi takimin, ndërsa goli i norvegjezit Sorloth vulosi triumfin e Sociedad.

Humbja dhe eliminimi nga Kupa e Mbretit, nuk ishin të vetmet gjëra negative që i ndodhën kampionëne në fuqi të Spanjës. Atletico Madrid iu rezervua një pritje tepër miqësore në San Sebastian.

 

Siç dallohet në videot e publikuara, autobusi i “Colchoneros” u sulmua me gurë dhe shishe nga tifozët vendas. Momente tmerri përjetuan lojtarët e Diego Simeones kur po i afroheshin stadiumit “Reale Arena”.

 

Tifozët e Sociedad u tërbuan kur mes tyre kaloi autobusi i Atletico Madrid, teksa nuk kursyen as tymueset dhe mjetë të tjera piroteknike ndaj forcave policore. Marca raporton se një tifoz i Atletico Madrid është lënduar si pasojë e goditjes me shishe, duke u detyruar të kryejë katër qepje në kokë.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency