Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

VIDEO/ Teuta fiton ndaj Laçit, matematika e mban në lojë për Europën

Teuta ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Laçit, duke qëndruar matematikisht në garë për Europën, ndonëse tashmë duket disi e pamundur.

Pjesa e parë e Teuta-Laçi është mbyllur me barazimin 1-1, ndonëse dominimin e këtij fraksioni e patën thuajse të gjithin kurbinasit. Goli i parë u realizua nga Guindo, që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, të cilën e fitoi Ujka pas një ndërhyrje nga Idrizaj, duke i dhuruar avantazhin Laçit. Megjithatë ky avantazh zgjati vetëm nëntë minuta, pasi në minutën e 24’ Hebaj do të realizonte me kokë dhe do t’u dhuronte barazimin “djemve të detit”.

Edhe në pjesën e dytë takimi u dominua me Laçin, që pati më shumë raste për të shënuar, por pavarësisht kësaj nuk ia dolën që të gjenin rrugën drejt rrjetës. Ndeshja në këtë fraksion u bë më intensive dhe rastet më të shumta. Golin e dytë për durrsakët e realizoi Dajan në minutën e 90+4, pas një asisti nga Peposhi.

Pas këtij takimi Laçi shkon në kuotën e 63 pikëve në vendin e dytë, teksa Teuta renditet në vend të gjashtë me 49 pikë të grumbulluara.

Teuta-Laçi (2-1)

Abissnet Superiore java e 35-të

94’-Gool! Pas një asisti nga Peposhi, Daja gjen rrugën drejt rrjetës dhe i jep fitoren.

84’-Gruda rrezikon portën e Dajsinanit, por portieri i Laçit ia del të mbrojë portën.

80′-Kapllani humbet një super rast, pavarësisht se mori një pasim shumë të mirë pranë portës Dajsinanit, nuk mundi që ta dërgonte atë top në rrjetë.

72’-Qato kërkon të gjejë rrugën drejt rrjetës me një goditje qendrore nga distanca, por ndalet nga Pano Qirko.

Nis pjesa e dytë e ndeshjes Teuta-Laçi

Mbyllet me barazimin 1-1 ndeshja Teuta-Laçi në “Niko Dovana”.

45’-Laçi, shumë pranë golit të dytë, Akinyemi-n që realizon një goditje qendrore, por ndalet nga Qirko.

31’-Spahiu hyn në zonë dhe i pason Zarubicës, por ky i fundit nuk ia del ta çojë topin në rrjetë.

24’-Goool! Hebaj i dhuron barazimin Teutës.

15′-Gooool Laçi, penalltia fitohet nga Ujka pas një ndërhyrje nga Idrizaj, dhe e ekzekuton Guindo.

10’-Dëmtohet Qato, ndalet për pak momente ndeshja.

Nis ndeshja e raundit të 35-të të Abissnet Superiore mes Teutës dhe Laçit

Formacionet zyrtare:

Teuta: Qirko, Idrizaj, Qaqi, Jazxhi, Kotobeli, E.Vila, Beqja, Aleksi, L.Vila, Daci, Hebaj.

Trajneri: Renato Arapi

Laçi: Dajsinani, Velija, Ignjatovic, Malota, Ziko, Qato, Spahiu, Ujka, Zarubica, Guindo, Akinyemi.

Trajneri: Shpëtim Duro

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...