Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ “The show must go on”, Ballkani me një këmbë në grupet e Conference League

Ballkani – Bate Borisov 4-1

Shënues: Jashanica 31′, Tolaj’ 57′, 66′, Thaqi 89’/Laptev 10′

 

Ballkani është krenaria e gjithë Shqiptarisë. Kampionët e Kosovës dhuruan spektakël përballë Bate Borisovit në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e parë të play off-it, duke fituar me përmbysje me rezultatin e thellë 4-1.

Atë që nuk mundi ta bënte Partizani në raundin e parë të Championsit, e bën Ballkani i Ilir Dajës, që jo vetëm fiton, por e arrin me goleadë, duke dëfryer spektatorët në “Fadil Vokrri” dhe gjithë dashamirësit e futbollist që e ndoqën ndeshjen nëpërmjet ekranit të SuperSportit.

Pavarësisht se pësuan që në minutën e 10-të, kampionët e Kosovës u kthyen në një “uragan” të pandalshëm, duke shënuar katër gola, një në pjesën e parë dhe tre të tjerë në fraksioni ne dytë. Goli i fundit i shënuar nga Thaqi, nxori nga vetja edhe Ilir Dajën, që si rrallë herë nuk mundi t’i përmbante emocionet e gëzimit.

Gjysma e punës është kryer, do të mjaftojë thjesht administrimi i rezultatit në Budapest, për të prekur për të dytin sezon radhazi grupet e Conference League-s.

Golat dhe rastet:

89′ –  Gooool! Qershia mbi tortë është goli i Thaqit, me rezultatin që thellohet në 4-1.

75′ – Me fat Bate Borisovi, Gripshi lëviz bukur në zonë, shënjestron portën, por ndalet nga traversa.

71′ – Kryeziu bën Messin, por Berisha nuk arin ta shtyjë topin në rrjetë.

66′ – Gooool! Nuk di të ndalet Ballkani. Tolaj realizon golin e radhës, të dytin personal, 3-1 për kampionët e Kosovës.

57′ – Goooool!E kërkon me ngulm golin e epërsisë Ballkan dhe e gjen. Krosim perfekt  i Thaqit për Tolajn, me këtë të fundit që godet saktë me kokë, 2-1

46′ dhe 48′ – Dy raste të njëpasnjëshme të humbura nga Ballkani, Daja vë duart në kokë.

31′ – Gooooool! Këmbëngulja e Ballkanit shpërblehet me gol në minutën e 31-të, kur në zhvillimet e një këndoreje, Jashanica e dërgoi topi në rrjetë, 1-1.

14′ – Ballkani i afrohet barazimit, por Gripshi nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.

10′ – Goool Bate! Nëse nuk shënon, e pëson. Pas një aksioni pa shumë pretendime, Laptev ndëshkon Ballkanin, 0-1.

 

7′ – Mundësi e artë e Trashit prirët me portën, por goditja e tij shko ngjitur me shtyllën.

4′ – Jep shkëndijën e parë meriton Korenica me një goditje nga jashtë zonës, por topi përfundon jashtë.

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...