Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

VIDEO/ Thuram mbërrin në Torino, pritje spektakolare nga tifozët bardhezinj

Pas Douglas Luiz, Juventus siguron edhe Kephren Thuram nga Nice. Mesfushori mbërriti në Torino mëngjesin e së martës për të kryer vizitat mjekësore. 23-vjeçari u prit nga një numër i lartë i tifozëve të Juventus që e aprovojnë kështu këtë investim të klubit. Mesfushori ishte i shoqëruar nga babai i tij, Lillian, një ish-lojtar i Juventusit.

Lexo edhe:

Ky transferim i kushtoi Juventusit në total 25 milionë euro, teksa lojtari me të kaluar vizitat mjekësore do të firmosë kontratën pesëvjeçare me “Zonjën e Vjetër”.

Sakaq, te Juventus përgatiten për të nisur zyrtarisht punën për sezonin e ri me trajnerin Thiago Motta që do të grumbullojë skuadrën më datë 10 korrik, teksa nga data 20 korrik, skuadra do të “spostohet” në Gjermani ku do të zhvillohet edhe një miqësore me Nurembergun.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Itali

Juventus zyrtarizoi para disa ditësh firmën me portierin Michele Di Gregorio që sezonin e shkuar ishte pjesë e Monzas. Bardhezinjtë paguan 18 milionë euro...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...