Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

VIDEO/ Thyhet Dallas, Minnesota mban gjallë shpresat e përmbysjes

Me një provë personaliteti, mbi të gjitha në finale, Minnesota mban gjallë shpresat në serinë e finaleve të Konferencës së Perëndimit. Duke fituar garën e katërt në Dallas përballë Mavericks dhe duke shkurtuar rezultatin në 3-1.

Timberwolves ia dolën të evitonin eliminimin, pasi fituan 100-105. Mavericks nuk u mjaftoi një tjetër paraqitje me shifra të dyfishta në të tri aspektet nga Doncic me 28 pikë 15 rikuperime dhe 10 asist. Ndërsa Irving këtë herë nuk ishte në lartësinë e duhur.

Lively II nuk u rikuperua dot. Një mungesë e rëndë për Dallas, që gjithsesi rigjeti Kleber, jashtë parketi që nga 3 maji i kaluar.

Wolves e nisën më mirë duke prekur një avantazh dyshifror, falë një Edwards agresiv. Por Exum dhe i zakonshmi Doncic risollën në lojë Maverikcs në fraksionin e dytë. Me Dallas që mbylli pjesën e parë në barazim 49-49.

Pas një pjese të parë pa shkëlqim Towns, i kritikuar shumë në ditët e fundit, i dha një mesazh mbrojtjes së Dallasit duke gjetur ritmin. Edwards e ndoqi dhe Timberwolves provuan të “arratiseshin”.

Lexo edhe: 

Me Irving në një mbrëmje jo, Doncic iu desh të bënte gjithçka për Dallas. Me Mavericks që në gjysmë të periodës së fundit kaluan para. Por këtë herë finalja e ndeshjes ishte për Minnesotën.

Towns, me dy trepikësha radhazi i dha një shtysë sulmit të Timberwolves, Edwards bëri pjesën tjetër dhe skuadra mike gjeti një avantazh prej 8 pikësh kur mbeteshin 1 minutë e 47 sekonda nga sirena.

Doncic provoi të rihapte ndeshjen, por Minnesota ia doli të mbetej para dhe fitoi sfidën. Duke “mbetur gjallë”. Dhe tani e në vazhdim nevojiten vetëm fitore për të kompletuar një përmbysje të çmendur.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...